杏MAP导航

K?rko

At? Gustavo Gutiérrez At? Gustavo Gutiérrez 

Nd?rroi jet? Gustavo Gutiérrez, mbrojt?si i t? varf?rve dhe teologu i ?lirimit

U nda nga jeta, n? Lim?, n? mosh?n 96-vje?are, teologu dhe rregulltari domenikan, nj? nga themeluesit e teologjis? s? p?rqendruar tek ?lirimi i njer?zve dhe emancipimi i t? varf?rve, p?r t? cil?t i k?rkoi Kish?s "nj? opsion preferencial", dometh?n?, nj? kujdes t? ve?ant?! Gjasht? vjet m? par? Papa Fran?esku e fal?nderoi p?r sh?rbimin e tij. Pati botuar nj? lib?r s? bashku me prefektin e at?hersh?m t? ish Zyr?s s? Shenjt?, kardinalin Müller

R. SH. - Vatikan

Kapitulli 25 i Ungjillit të Mateut, ai i veprave të mëshirës, ??qe busulla e tij. Mandati i Krishtit - "çfarëdo që bëre për një nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma bëre mua" - çelësi i mendimit të tij. "Kujdesi për të varfërit" kujdesi kryesor i tij.

Mbrëmë, e marte 22 tetor, Gustavo Gutiérrez, teologu dhe domenikani, i konsideruar si "babai" i Teologjisë Çlirimtare, ndërroi jetë në manastirin e Shën Domenikut në Lima (Peru). Ishte 96 vjeç.

Jetë e gjatë, e kaluar duke studiuar, duke menduar, duke reflektuar, duke folur e shpesh, edhe duke luftuar. Duke luftuar për një mendim teologjik që ndonjëherë kritikohej ose shikohej me dyshim, por që, siç thoshte ai, nuk i kishte rrënjët askund tjetër, përveçse në Ungjill. Në Lajmin e Mirë dhe mesazhin e tij shpërthyes, që vijon të na kujtojë se vendi i parë u përket të varfërve, të fundmëve, të thjeshtëve!

Opsioni preferencial për të varfërit

Ishte ai që krijoi shprehjen "opsioni preferencial për të varfërit", përfshirë më vonë në Magjisterin e Kishës si rrugë themelore për ta jetuar fenë. Gjon Pali II pranoi "se opsioni preferencial për të varfërit nuk është as ekskluziv dhe as përjashtues, por i fortë dhe i pakthyeshëm". Ndërsa Benedikti XVI, në vitin 2007, në shenjtëroren e Aparecidës, Brazil, deklaroi se "opsioni preferencial për të varfërit nënkuptohet në besimin kristologjik në atë Zot, që u bë i varfër për ne".

23 tetor 2024, 13:49