杏MAP导航

K?rko

Kili, zjarri shkat?rron nj? nga kishat m? t? vjetra n? vend

Kisha e Sh?n Fran?eskut, n? Iquique, nd?rtes? e shekullit t? 17-t?, u b? hi e pluhur nga flak?t, me gjith? nd?rhyrjen e zjarrfik?sve. Q? nga viti 1994 ishte monument historik komb?tar. Vijojn? hetimet p?r zbardhjen e shkaqeve t? zjarrit i cili, p?r fat t? mir?, nuk shkaktoi viktima

R.SH. - Vatikan

Shkatërrim rrafsh për tokë e katastrofë për rajonin. Ky, mendimi i shprehur nga ata që e dëshmuan zjarrin tri ditë më parë, të premten, 11 tetor, kur e përfshiu plotësisht famullinë e Shëna Ndout të Padovës dhe kuvendin françeskan të Iquique, i njohur si Kisha e Shën Françeskut, në provincën bregdetare të Iquique, rajoni kilian të Tarapacà, një nga ndërtesat më të vjetra katolike në të gjithë Kilin, kryesisht prej druri. U ndërtua në shekullin e 17-të, në kohën e pushtimit spanjoll dhe mbërritjes së fretërve të parë të Urdhrit françeskan në rajon. Ishte edhe dhe monument historik kombëtar, që nga viti 1994.

 Asnjë viktimë

Flakët, të cilat ishin zhvilluar një ditë më parë nën shtatoren e një shenjti, fillimisht u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit, por 24 orë më vonë  rifituan fuqinë, për shkaqe të panjohura dhe pa shërbimet e urgjencës që ndërhynë për të parandaluar që zjarrin, gjithsej 12 ekipe, mundën ta përpijnë plotësisht ndërtesën prej druri. Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe tani një grup hetuesish punon për të gjetur prova për shkakun fillestar të zjarrit, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.

14 tetor 2024, 13:57