杏MAP导航

K?rko

Patriarku Maronit Béchara Boutros Ra? Patriarku Maronit Béchara Boutros Ra?

Patriarku Maronit Ra?: vrasja e Nasrallah "hap nj? plag? n? zemrat e libanez?ve"

“Vrasja e Sayyed Hassan Nasrallah ka hapur nj? plag? n? zemrat e libanez?ve”. Por “martirizimi i pand?rprer? i lider?ve t? krishter? dhe mysliman? q? besuan n? kauzat e s? v?rtet?s, drejt?sis? dhe mbrojtjes s? t? dob?tve, forcon unitetin mes libanez?ve, nj? unitet gjaku, p?rkat?sie dhe fati”. Me k?to fjal?, Patriarku Ra? shprehu konsideratat e tij publike p?r fundin e kreut t? l?vizjes shiite Hezbollah, vrar? t? premten n? mbr?mje nga bombat e hedhura n? Bejrut nga ushtria izraelite.

R.SH. / Vatikan

“Vrasja e Sayyed Hassan Nasrallah ka hapur një plagë në zemrat e libanezëve”. Por “martirizimi i pandërprerë i liderëve të krishterë dhe myslimanë që besuan në kauzat e së vërtetës, drejtësisë dhe mbrojtjes së të dobëtve, forcon unitetin mes libanezëve, një unitet gjaku, përkatësie dhe fati”. Me këto fjalë, Patriarku Maronit Béchara Boutros Raï shprehu konsideratat e tij të para publike për fundin e kreut të lëvizjes shiite Hezbollah, vrarë të premten në mbrëmje nga bombat e hedhura në Bejrut nga ushtria izraelite. Kështu u shpreh gjatë predikimit të mbajtur në Meshën e së dielës që u kremtua sot, e diel 29 shtator, në rezidencën verore patriarkale në Dimane. Një Meshë - tha kardinali libanez - e kremtuar për të kërkuar prehjen e shpirtrave të viktimave të ditëve të fundit dhe për të kërkuar paqen.

Ai që është ofruar për atdheun e përbashkët - vazhdoi Patriarku maronit - është një martirizim i zgjedhur nga besimtarët e të gjitha elementeve përbërëse libaneze që janë të bashkuar në të, duke na lënë ftesën për besnikëri dhe ndershmëri ndaj sakrificës së tyre për atdheun që e kanë dashur, megjithëse vizioni se si të përdoret dhe si të praktikohet politika ndryshonte". Gjaku i derdhur nga ata që u sakrifikuan për atdheun libanez - vazhdoi kardinali Raï, duke iu referuar krizës politiko-institucionale që ka paralizuar vendin prej vitesh - "na bën thirrje të mbrojmë Libanin nga çdo agresion dhe të zgjedhim Presidentin e Republikës që i kthen Libanit vendin e tij në mesin e kombeve". Roli i kreut të shtetit, i cili në sistemin institucional libanez i takon një të krishteri maroniti, është bosh që gati dy vjet për shkak të vetove të kryqëzuara nga partitë dhe krahët politikë.

29 shtator 2024, 19:01