杏MAP导航

K?rko

Imzot Gjergj Meta: sfidat, 10 vjet pas vizit?s s? Pap?s Fran?esku n? Shqip?ri

N? nj? koment p?r Radio Vatikanin/Vatican News, kryetari i Konferenc?s Ipeshkvnore t? Shqip?ris? n?nvizon se porosit? e Pap?s Fran?esku, 10 vjet pas vizit?s s? tij n? atdheun e shqipeve, si dashuria p?r t? tjer?t, v?llaz?rimi, dialogu nd?rfetar, vlejn? edhe sot p?r besimtar?t e p?r Kish?n n? Shqip?ri

R.SH. – Vatikan

E mbajnë mend të gjithë si një lloj maratonomaku, që shkonte me vrap kudo, që gjendej kudo, që kujdesej për gjithçka. Është imazhi i përgjegjësit të atëhershëm të Qendrës për Komunikimin gjatë udhëtimit të Papës Françesku në Shqipëri më 21 shtator 2014, don Gjergj Metës.

Tani ipeshkëv e kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta i kujton me nostalgji ditët frenetike përgatitore për atë shtegtim apostolik të Atit të Shenjtë, si sot, 10 vjet më parë, duke vënë në dukje si u prit Papa jo vetëm nga katolikët, por nga e gjithë shoqëria shqiptare, pavarësisht nga përkatësia fetare, politike e ideologjike. Porositë e Papës, sidomos dashuria e kujdesi për të të tjerët e vëllazërimi ndërmjet njerëzve me fe të ndryshme - model shqiptar për t’u marrë si shembull - kanë të njëjtën vlerë edhe sot e kësaj dite, kur shoqëria shqiptare ka ndryshuar e përballon sfida të tjera, të ndryshme nga 10 vjet më parë. Të ndjekim komentin e imzot Gjergj Metës…

Dëgjoni imzot Gjergj Metën...
Papa në Shqipëri, 2014
Papa në Shqipëri, 2014
21 shtator 2024, 12:32