杏MAP导航

K?rko

Besimtar? n? Nikaragua Besimtar? n? Nikaragua

Nikaragua, val? e re arrestimesh t? meshtar?ve. Autoritetet heshtin

E Premtja e Zez? p?r Kish?n e vendit t? Amerik?s Latine, ku m? 2 gusht u arrestuan tet? rregulltar? t? tjer?, shumica e t? cil?ve i p?rkisnin dioqez?s s? Matagalp?s

R.SH. - Vatikan

Kisha në Nikaragua po jeton një valë të re arrestimesh të meshtarëve, sipas raporteve në shtypin e Nikaraguas. Dje, e premte 2 gusht, u arrestuan tetë priftërinj dhe një diakon, shumica e të cilëve i përkisnin dioqezës së Matagalpës. Nëntë vetë, përveç tre të arrestuarve ditët e fundit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar për vendndodhjet dhe arsyet e arrestimeve.

Emrat e të arrestuarve

Priftërinjtë e arrestuar, sipas faqes së pavarur të internetit Despacho 505, janë: Jairo Pravia, famullitar i Iglesia Inmaculada Concepción; Victor Godoy, famullitar i Iglesia Inmaculada Concepción; Marlon Velásquez, administrator i Iglesia Santa Lucía; Antonio López, famullitar i Nuestro Señor de Veracruz de Ciudad Darío; dhjaku Erwin Aguirre, i kishës Nuestro Señor de Veracruz de Ciudad Darío; Raúl Villegas, famullitar i kishës Nuestra Señora de Guadalupe de Matiguás; Francisco Tercero, famullitar i kishës Santa Faustina Kowalska, Solingalpa; Silvio Romero, famullitar i kishës San Francisko de Asís, dioqeza e Juigalpa.

Një javë arrestime

Ky shkallëzimi i arrestimeve filloi më 27 korrikun e kaluar, me arrestimin e priftit gati tetëdhjetë vjeçar Frutos Constantino Valle Salmerón, administrator "ad Omnia" i dioqezës së Estelí. Më pas, më 1 gusht, dy priftërinj u arrestuan gjatë festivalit fetar të Santo Domingo de Guzmán.

03 gusht 2024, 15:30