杏MAP导航

K?rko

Nikaragua Nikaragua

Nikaragua, dy meshtar? t? tjer? t? arrestuar n? Matagalpa dhe Estelì

Nd?rmjet s? shtun?s dhe s? diel?s, autoritetet e vendit t? Amerik?s Latine arrestuan dy rregulltar? dhe nj? bashk?pun?tore baritore. Vet?m pak dit? m? par?, d?bimi dhe mb?rritja n? Rom? e 8 t? tjer?ve

R.SH. – Vatikan

         Fundjavën e kaluar në Nikaragua, siç njoftohet nga media e pavarur, u arrestuan dy meshtarë të tjerë dhe një bashkëpunëtore baritore, në vazhdën e burgosjeve, nga të cilat po vuan prej kohësh Kisha Katolike në vend. Të shtunën më 10 gusht, u arrestuan Át Leonel Balmaceda, famullitar i kishës kushtuar Jezu Krishtit të Bamirësisë në komunën La Trinidad, në Estelí dhe bashkëpunëtorja baritore e Matagalpës, Carmen Sáenz. Ndërkaq, Denis Martínez, vikar i famullisë së katedrales së Matagalpës, u arrestua nga policia të dielën.

OKB: të respektohet liria fetare

Kujtojmë se më 8 gusht, shtatë meshtarë nikaraguanë u dëbuan nga vendi, për të mbërritur në Romë. Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) pati shprehur kënaqësinë për lirimin e tyre në platformën sociale X, por, njëkohësisht, pati kërkuar t’u jepen fund menjëherë të gjitha “shkeljeve të lirisë fetare”.

12 gusht 2024, 12:31