杏MAP导航

K?rko

Sinodo dei vescovi Sinodo dei vescovi

Nga Sinodi nj? let?r p?r mbar? popullin e Zotit p?r t? vazhduar rrug?n e sinodale

N? konferenc?n e djeshme, m? 18 tetor, n? sall?n e shtypit t? Selis? s? Shenjt?, kryetari i Komisionit t? Sinodit p?r Informim, Paolo Ruffini, u tha gazetar?ve se Komisioni p?r dokumentin p?rmbledh?s t? Sinodit do t? p?rgatis? nj? tekst p?r t? treguar p?rvoj?n e pun?s sinodale. Sot pasdite n? Sheshin e Vatikanit lutja p?r m?rgimtar?t me Pap?n

R.SH. – Vatikan

Asambleja e Përgjithshme e XVI e Zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve, që po shkon drejt përfundimit të punimeve së saj, do të hartojë një letër-mesazh për mbarë popullin e Zotit: kështu njoftoi në konferencën e djeshme të pasdites në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë Paolo Ruffini.

Prefekt i Dikasterit të të Vatikanit për Komunikimin dhe kryetar i Komisionit të Informacionit të Sinodit, duke saktësuar se Komisioni për dokumentin përmbledhës ka menduar një tekst për t'u treguar të gjithëve, "sa më shumë njerëzve të jetë e mundur dhe mbi të gjitha atyre që ende nuk janë arritur ose nuk janë përfshirë në procesin sinodal” të Kishës, përvojën e jetuar nga anëtarët e këtij Sinodi që po mbahet në Vatikan që në fillim të këtij muaji tetor. Ruffini shpjegoi se sekretaria e Sinodit, në marrëveshje me Papën, e ka dorëzuar propozimin për votim në asamble, e cila e miratoi atë me një shumicë shumë të madhe (nga 346 votues, 335 ishin pro dhe 11 kundër).

19 tetor 2023, 13:51