杏MAP导航

K?rko

Imzot Gjergj Meta n? studio me don David Gjugj?n Imzot Gjergj Meta n? studio me don David Gjugj?n

Imzot Gjergj Meta: tri jav?t sinodale dhe ndryshimet n? Kish?n pas Sinodit

P?rvoja sinodale ?sht? shum?p?rmasore, i jep r?nd?si shk?mbimit nd?rmjet pjes?marr?sve me prejardhje t? ndryshme, ?sht? hap?sir? ku manifestohet shpirti i Hyjit. Sekretari i P?rgjithsh?m i Konferenc?s Ipeshkvnore t? Shqip?ris?, imzot Gjergj Meta, ipeshk?v i Rr?shenit, flet p?r tri jav?t e para t? Sinodit mbi sinoalitetin n? Vatikan dhe mbi r?nd?sin? e tij p?r Kish?n n? Shqip?ri

R.SH. – Vatikan

Duke marrë parasysh përvojën e deritanishme dhe ç’po del nga diskutimet e shkëmbimet në Sinodin mbi sinodalitetin në Vatikan, cilat janë strukturat, që kanë nevojë për ndryshim në Kishë, në mënyrë që të dinë të japin përgjigje për kohën e sotme? Cila është sfida e Kishës Katolike në përgjithësi dhe e asaj shqiptare, në veçanti, për ta jetuar këtë vit, që fillon në përfundim të kësaj faze sinodale për të vijuar deri në fazën vërtet të fundit, që do të mbahet më 2024?

Këtyre e pyetjeve të tjera u përgjigjet në mikrofonin e don David Gjugjës, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, pjesëmarrës në Sinod bashkë me kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodajn. Kisha në Shqipëri, nënvizon ai, ka ndryshuar, sepse ka ndryshuar shoqëria, prandaj ushtrimi i misionit të saj, duke filluar nga ipeshkvi, nuk është i njëjtë me 30 vite më parë. Por, si duhet të ndryshojë ajo për t’u shpallur Ungjillin njerëzve të sotëm? Për të gjitha këto, të dëgjojmë imzot Gjergj Metën

Dëgjo imzot Gjergj Metën...
23 tetor 2023, 11:08