杏MAP导航

K?rko

Dom Rolando Reda Dom Rolando Reda

Don Rolando Reda: emigrimi i vazhduesh?m, problem p?r t’u zgjidhur n? Shqip?ri

??shtja e liris? p?r t? emigruar, por edhe p?r t? q?ndruar n? atdhe, ?sht? nj? nga m? problematiket p?r Pap?n Fran?esku, si edhe nj? nga argumentet e Sinodit aktual t? Ipeshkvijve, q? po mbahet n? Vatikan. Orionini don Rolando Reda paraqet sfid?n shqiptare t? emigracionit t? vazhduesh?m dhe k?rkon ndryshimin e mend?sis?

R.SH. – Vatikan

Një nga problemet, që Papa Françesku e ka më për zemër, është ai i mikpritjes së emigrantëve. Më se një herë, ai e ka ngritur zërin duke kërkuar që çdo njeri të ketë të drejtë të emigrojë, por të ketë të drejtë edhe të qëndrojë me dinjitet në vendin e vet, pa u detyruar të lërë shtëpi e miq, për të gjetur një jetë më të mirë diku tjetër. Këtë e theksoi edhe së fundi, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Marsejë për Takimet Mesdhetare, kushtuar pikërisht problemit të migrimit. E ky është edhe një nga argumentet për diskutim, ardhur nga Kishat lokale në Sinodin e Ipeshkvijve, faza e fundit e të cilit sapo ka filluar në Vatikan.

Orionini italian, don Rolando Reda, i cili ka shërbyer për 24 vite në Shqipëri, në Shkodër e në Elbasan, vë në dukje se ikja e të rinjve nga Shqipëria do të krijojë probleme në mbarëvajtjen e vendit. Në mikrofonin e Klaudia Bumçit, ai shpjegon për programin shqip të Radio Vatikanit / Vatican News, edhe veprimtarinë e orioninëve në Shqipëri e punën e tyre në Qendrën për Bashkëpunimin Ndërfetar në Elbasan…

Dëgjo don Rolando Redën...
05 tetor 2023, 10:51