杏MAP导航

K?rko

Zoja e K?shillit t? Mir? Zoja e K?shillit t? Mir? 

Maji i Zoj?s: e pam? me sy mrekullin?…

A nuk ?sht? mrekulli e Zoj?s rind?rtimi, p?r t? tret?n her?, i Kish?s s? Saj t? rr?nuar bri K?shtjell?s Rozafa? Rr?noj? mbi rr?noj?, e rind?rtim mbi rind?rtim, deri m? sot kur kisha e Zoj?s s? K?shillit t? Mir?, e rrethuar ver? e dim?r me lule i l? hapur gjith? dit?n dyert, p?r besimtar?t e panum?rt, q? shkojn? ta takojn? Zoj?n nga t? kat?r an?t e vendit, n? Shenjt?roren e tyre komb?tare!

R. SH. - Vatikan

Atë ditë të blertë prilli e pamë me sy mbrekullinë. E pamë prap Zojën e dëbuar dy herë, të rikthyer në Kishën e vet…

Ishte një ditë mahnitëse prilli. Buzë majit…E freskët e transparente, si zemra e Zojës. Me qiell e ujëra të kaltra. E me pemë e gëmusha të blerta anës së rrugëve. Kështjella Rozafa ishte veshur për festë, stolisur me lule të egra në kulmin e harlisjes!  Poshtë saj gatitej mrekullia….

Poshtë saj qe mbledhur një turmë, si ajo që mblidhej dikur në të kremten e madhe të Zojës së Shkodrës a si u mblodh, kur në këto troje të bekuara shkeli këmba e një Shenjti të gjallë: Gjon Palit II. Turmë që nuk e kishte lajmëruar askush! Askush nuk e kishte thirrur. E askush nuk dinte ta shpjegonte pse ishte aty atë ditë të madhe për Shkodrën e Shqipërinë, e cila e kishte ndjerë në shpirt se Nëna po kthehej… Turma shtrëngohej rreth një grumbulli gërmadhash, mbi të cilat qe vendosur një tryezë e thjeshtë druri, mbuluar me një sofrabez të qindisur nga duar të panjohura. Ishte elteri. Mbi të, stolia e stolive: Ungjilli i hapur, që e shfletonte lehtë-lehtë flladi i prillit. Gjithçka për rreth ishte e jashtëzakonshme. Gërmadhë mbi gërmadhë. E blerim mbi blerim! Elteri i çuditshëm ishte vendosur mbi  rrënojat e një lapidari komunist. Ngritur aty, mbi Kishën e zhdukur - përgjithmonë - mendonin rrënuesit!  Hedhur në erë nga rinia shkodrane, që  e dinte se përgjithmonë aty mund të  rrinte vetëm Zoja. Sepse ishte shtëpia e saj, rreth së cilës atë ditë frynte flladi i prillit, që shfletonte lehtë-lehtë faqet e Ungjillit, vendosur mbi tryezën e thjeshtë: elteri i dytë pas rrënimit të madh! E  pas të parit, që qe ngritur në një varrezë…

Kisha e Zojës, e ndërtuar nga populli katolik në kohë të hershme  - e mbetur pa Zojën,  që iku  fluturim për të shpëtuar nga dhunimi i turqve; e rindërtuar nga shkodranët - e shndërruar në teqe bektashish - e shembur nga shqiptarët  po rilindte nga gërmadhat në vendin e blertë, rrëzë një Kështjelle të lashtë, që  e kish soditur gjithë këtë tragjedi nga maja e kodrës, ku flinin mbrojtësit e saj.

Sa pak gjëra i qëndrojnë rrebesheve të kohës- përshpërisnin  shkëmbinjtë e kodrës!

Zoja i bën ballë kohës - e ngjarjeve të saj – në amshim - thoshte Ungjilli, që i fliste turmës së paparë ndonjë herë në këtë vend, ku turmat nuk kanë munguar as kur besimtarët i luteshin Zojës - tue ia ngulë sytë një lapidari komunist, ku shikonin me sytë e shpirtit Zojën e tyre, në pritje të kthimit të tretë…

A nuk është mrekulli e gjallë, kjo që ndodhi atë prill, pasuar nga kremtimi i Majit të Zojës mbi gërmadhet e veshura mrekullisht për festë me blerimin e majit!

Maji i Zojës: e pamë me sy mrekullinë…

06 maj 2022, 16:14