Papa n? Qipro: Imzot Sfeir, "faleminderit q? jeni k?tu mes nesh"
R.SH. – Vatikan
“Ne ju falënderojmë me gjithë zemër që jeni këtu mes nesh, dhe duam që falënderimi ynë të arrijë tek Zoti, sepse në fjalët që na drejtuat ne njohëm zërin e Bariut të Mirë”. Kështu Imzot Selim Jean Sfeir, Kryeipeshkёv i Maronitëve nё Qipro, në fund të Meshës së kremtuar nga Papa Françesku në stadiumin GSP në Nikozia.
“Të falënderojmë, Trini e Shenjtë, me të gjithë bijat dhe bijtë e tu që janë në Qipro, për veprën Tënde të shëlbimit në Kishën Tënde dhe për dhuratën e dashurisë së pastër me të cilën e ke gëzuar ishullin tonë me vizitën e pasardhësit të Pjetrit “, vazhdoi ipeshkvi: “Ty tё qoftё lavdi, o Atë, që me anë të Papёs Françesku, ke ardhur personalisht të përkulesh mbi më të varfërit, emigrantët dhe të gjithë ata që ndihen të përjashtuar nga shoqëria, për të ringjallur në ta praninë tënde. Faleminderit, o Atë, për Atin tonë Françeskun dhe për detyrën që i keni vënë mbi supet e tij”.