杏MAP导航

K?rko

N? Budapest, Kongresi Eukaristik Nd?rkomb?tar, n? pritje t? Pap?s

Me mesh?n e kardinalit Angelo Bagnasco, kryetar i K?shillit t? Konferencave Ipeshkvnore t? Evrop?s, u hap Kongresi Eukaristik Nd?rkomb?tar n? Hungari. E gjith? Kisha reflekton mbi tem?n: “Jan? n? Ty, t? gjitha burimet e mia”. “Eukaristia - pohoi Bagnasco – kap?rcen ?do vetmi, ?do distanc? dhe ?do indiferenc?”

R.SH. - Vatikan

“Zoti na dhëntë aftësinë për ta ndierë në këto ditë se Krishti është me ne në Eukaristi. Nuk e lë vetëm Kishën, popujt, njerëzimin”. Me këto fjalë, kardinali Péter Erd?, primat i Hungarisë, hapi në Budapest meshën e përurimit të Kongresit të 52 -të Eukaristik Ndërkombëtar, që duhej të ishte mbajtur vitin e kaluar, por u shty, për shkak të pandemisë. Kardinali përshëndeti edhe përfaqësuesit e të krishterëve të Lindjes, me të cilët – nënvizoi - punojmë dhe lutemi për bashkim, që “dëshmia jonë të jetë e besueshme”.

Një zë që mbërrin në zemër të Evropës

 Ndërkaq, homelinë e meshës, që u kremtua dje (5 shtator), e mbajti kryetari i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), kardinali Angelo Bagnasco. Kujtojmë se Kongresi do të mbyllet më 12 shtator, me meshën e kryesuar nga Papa Françesku.

“Nga kjo foltore ideale, - tha kardinali -  zëri i barinjve, zëri i kësaj asambleje që të mallëngjen, dëshiron të trokasë – plot përvujtëri e gëzim - në zemrat e popujve të Evropës dhe të shkojë më tej për të arritur në pikat më të largëta të tokës”.

 Një zë “i dobët, por që i bën jehonë atij të shekujve, i mbrujtur me gjakun e martirëve”, nga të cilët merr forcën për të kumtuar Jezu Krishtin dhe për të kujtuar se “pavarësisht nga kufizimet dhe nga dritëhijet e bijve të saj, në Kishë flakëron drita e Krishtit”.

Askush nuk është i vetëm

Ai zë, “si velë mbi të cilën fryn Shpirti Shenjt”, thotë një të vërtetë të madhe për njeriun e sotëm, vijoi kardinali Bagnasco. I thotë se “nuk është i vetëm në një univers armik, nuk është i vetëm para misterit të mrekullueshëm të jetës, nuk është i vetëm me etjen për liri e pafundësi. Kudo ndodhet, nuk është i padukshëm, Zoti e sheh me dashuri; nuk është jetim, Zoti i bëhet atë;  ai njeri vlen sa gjaku i Krishtit, Shëlbuesit të botës dhe Bukës së jetës së pasosur”. Prandaj, iu drejtua drejtpërdrejt çdo njeriu kardinali Bagnasco: “Mos ki frikë. Zoti nuk ka vdekur, Eukaristia e kapërcen çdo vetmi, çdo distancë, çdo indiferencë”.

Zoti është i ri

Duke pasur parasysh fëmijët që marrin Kungimin e parë e Krezmimin, kardinali kujtoi se Krishti është i vetmi mik, që nuk tradhton. Të rinjve të shkollave ??katolike u tha se feja dhe arsyeja ecin së bashku dhe se “Zoti nuk është konkurrent i lirisë suaj, feja nuk është një seri me rregulla shtrënguese”, por pranimi i Zotit me gëzim.

 “Kisha ka nevojë për ju – u tha atyre – për rininë tuaj, për entuziazmin tuaj e ju keni nevojë për Jezu Krishtin. Gjithçka plaket shpejt, vetëm Zoti është gjithnjë i ri e Kisha është rinia e vërtetë e botës, sepse ruan sakramentin e Korpit të Krishtit. Eukaristia qoftë në qendër të ditëve tuaja. Të çdo dite”.

Kardinali Bagnasco iu drejtua edhe meshtarëve, “rojtarë të mëngjesit, prani e gjallë e Kishës Nënë dhe Mësuese”. I falënderoi si “lajmëtarë të dashurisë së Zotit, profetë të Shpirtit Shenjt në një treg materialist, trashëgimtarë të një Tradite të gjallë dhe kumtues të së ardhmes në një botë, që e ka humbur udhën”. “Kisha - shtoi ai - nuk ju siguron qetësi, por ju përsërit me Krishtin: ‘Mos kini frikë’”.

Përkrah çdo zemre

Së fundi, kardinali inkurajon ata, që ndiejnë peshën e Kryqit, vuajnë e përndiqen për drejtësinë, ata që ndihen pa zë e pa atdhe, sepse Zoti – u nënvizon - është i pranishëm në zemrat e atyre, që i afrohen. “Kisha nuk ka emër tjetër për të shpallur dhe për të adhuruar, përveçse Jezu Krishtin. Mos harroni: fytyra e tij është Ungjilli, prania e tij është Eukaristia”.

06 shtator 2021, 16:01