杏MAP导航

K?rko

2022.06.23 Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtor?t e jav?s 14 - 21 shtator

E diel 14 shtator, Kisha katolike kremton fest?n e Lart?simit t? Kryqit t? Shenjt?, fest? e cila ka zanafill?n n? Jerusalem m? 14 shtator t? vitit 335 p.K..

R.SH. - Vatikan

 

E diel 14 shtator, Kisha katolike kremton festën e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, festë e cila ka zanafillën në Jerusalem më 14 shtator të vitit 335 p.K.. Këtë ditë u shuguruan ndërtesat e ngritura nga Perandori Kostandini për të mbrojtur e për të nderuar viset ku Jezu Krishti përmbushi misterin e vet të Pashkëve, misterin e vdekjes e të Ngjalljes.

Të hënën më 15 shtator, kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme. 

Të martën më 16 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Kornelin papë, shën Çiprianin ipeshkëv e martirë, shën Eufeminë martire dhe shën Vitorin, papë. 

Të mërkurën më 17 shtator, kalendari përkujton shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës. 

Të enjten më 18 shtator, kalendari kishtar kishtar përkujton shën Jozefin nga Kopertino, meshtar françeskan dhe shën Arianën.. 

Të premten më 19 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Gjenarin, ipeshkëv i Beneventos e martir.

Të shtunën më 20 shtator, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Andreun Kim Taegon, meshtar me shokët, martirë koreanë. 

Të dielën e ardhshme më 21 shtatorKisha katolike do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, e gjithnjë më 21 shtator kalendari kishtar përkujton shën Mateun, apostull e ungjilltar. 

 

14 shtator 2025, 09:05