Filippo Grandi: r?nd?sia e z?rit t? Pap?s p?r ata q? vuajn?
R.SH. – Vatikan
Një takim mes atyre që kanë në zemër jetën e njerëzve dhe të drejtën e tyre për të pasur një jetë të denjë. Një takim mes atyre që denoncojnë dhunën e luftës me ndikimin shkatërrues që ka ajo mbi civilët, përfshirë atë të migrimeve të detyruara. Argumente që Papa Leoni XIV i ka trajtuar që në fillim të papnisë së tij dhe për të cilat dje foli me Filippo Grandin, Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili u prit nga Papa, pak muaj para përfundimit të mandatit të tij, më 31 dhjetor. Një dialog gjatë të cilit u fol për krizat kryesore botërore, nga Gaza në Mianmar, të cilat theksojnë, siç tregon Filippo Grandi për mediat e Vatikanit, gjendjen dramatike të shëndetit të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Zëri i Papa Leonit dhe interesi i rëndësishëm i Selisë së Shenjtë ndaj krizave të harruara ose të neglizhuara, saktëson Komisioneri i Lartë, "janë me një rëndësi të jashtëzakonshme".
Për audiencën me Papën, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi në mirkofonin e Vatican News intervistuar nga Francesca Sabatinelli, thotë:
Ky takim i parë me Atin e Shenjtë për mua dhe për organizatën UNHCR ishte shumë pozitiv dhe do të thoja edhe shumë i qartë për çështjen e refugjatëve, migrantëve, lëvizjeve të popullsisë. Papa mbetet, si paraardhësi i tij, shumë i angazhuar për këtë dhe diskutuam rëndësinë e këtij angazhimi. Kemi diskutuar natyrisht edhe për krizat që po kalon bota, që e shqetësojnë atë dhe që na shqetësojnë ne. Nga Palestina në Ukrainë, te krizat e shumta afrikane, te Mianmari ku sapo kam qenë e kështu me radhë. Dhe gjithashtu edhe çështjet e krizës migratore në Amerikën Latine, që është një kontinent që Ati i Shenjtë Prevost e njeh në mënyrë perfekte. Pra, ishte një takim shumë frytdhënës me kreun e Kishës Katolike, të cilin e ndjeva të interesuar, të informuar dhe të angazhuar.