杏MAP导航

K?rko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT

Thirrja e OKB-s?: Izraeli t? ndal? planin e pushtimit t? Gaz?s

Pushtimi i Gaz?s shkel t? drejt?n nd?rkomb?tare dhe bie ndesh me zgjidhjen e dy shteteve, deklaron Komisioneri i Lart? i OKB-s? p?r t? Drejtat e Njeriut. Kabineti izraelit i siguris? e miratoi planin mbr?m?: "Nuk ?sht? aneksim, por nj? regjim ushtarak kontrolli", shpjegoi Netanyahu, i cili parashikon t'ia dor?zoj? kontrollin e Rripit t? Gaz?s forcave t? tjera arabe

R.SH. – Vatikan

         "Izraeli duhet të ndalojë menjëherë planin e tij për pushtimin e plotë ushtarak të Gazës". Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, e shkruan në platformën X thirrjen urgjente, por të dhimbshme, të bashkësisë ndërkombëtare pas vendimit të kabinetit të Benjamin Netanyahut për të vazhduar me pushtimin e Rripit të Gazës. Ky plan, i cili u bë zyrtar mbrëmë, pas një takimi maratonë 10 orësh, "bie ndesh me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i bën thirrje Izraelit ta përfundojë pushtimin sa më shpejt të jetë e mundur", vazhdon përfaqësuesi i OKB-së. Ai bie ndesh edhe me "zbatimin e zgjidhjes me dy shtete" dhe, për këtë arsye, shkel "të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje". Për më tepër, përfundon ai, "në dritën e të gjitha provave të mbledhura deri tani, ky shkallëzim i mëtejshëm do të rezultojë në zhvendosje masive, vrasje, vuajtje të patolerueshme, shkatërrime të pakuptimta dhe krime të tmerrshme". Shkurt, kjo do ta keqësojë më tej një situatë, që është bërë e padurueshme për popullsinë në Rripin e Gazës, rraskapitur nga 23 muaj barbarish të papara. OKB-ja u bën thirrje të dyja palëve në konflikt që të gjejnë mënyrën për t'u rikthyer në tryezën e bisedimeve dhe për t'i dhënë fund menjëherë një lufte, që e ka bërë enklavën një grumbull rrënojash, vdekjesh dhe dëshpërimi.

Kabineti izraelit i hap dritën jeshile planit të pushtimit të Gazës

Por qeveria Netanyahu nuk ka ndërmend ndonjë zgjidhje tjetër, përveç kontrollit të plotë të Rripit të Gazës, edhe pas presionit të ministrave, që i përkasin së djathtës ekstremiste fetare. Plani parashikon rrethimin e qytetit të Gazës dhe transferimin me forcë të afërsisht një milion banorëve në pjesën jugore të territorit palestinez, brenda datës tragjikisht simbolike të 7 tetorit. Ky operacion është i ndërlikuar edhe nga pikëpamja logjistike, pasi përfshin zhvendosjen e qindra mijëra të plagosurve dhe njerëzve, që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Megjithatë, Tel Avivi po vijon në këtë udhë, duke përcaktuar pesë "parime për përfundimin e luftës": çarmatimin e plotë të Hamasit; kthimin e të gjitha pengjeve, gjallë a vdekur; çmilitarizimin e Rripit të Gazës; kontrollin izralit mbi sigurinë; krijimin e një qeverie civile pa Hamasin, por edhe pa Autoritetin Palestinez, pra, të formuar nga "forca të tjera arabe". Jo aneksim, por "regjim ushtarak" kontrolli, pohoi Netanyahu.

Kreu i opozitës Lapid: "Një katastrofë" që bën lojën e Hamasit

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, e quajti planin "katastrofë", e cila do të çojë në "vdekjen e pengjeve, vrasjen e shumë ushtarëve, do të kushtojë dhjetëra miliarda dhe do të çojë në një kolaps diplomatik". Me fjalë të tjera, "pikërisht ç’dëshiron Hamasi": "ta bllokojë Izraelin në terren pa ndonjë qëllim të caktuar". Nuk janë dakord edhe krerët e shtatmadhorisë së Forcave Izraelite të Mbrojtjes, familjet e pengjeve, që kanë bërë protesta të shumta, duke e akuzuar Natanyahun se “i ka dënuar me vdekje” të afërmit e tyre. Reagime edhe nga ana e vendeve të ndryshme evropiane e madje edhe nga Kina e cila deklaroi se “Gaza i përket popullit palestinez dhe është pjesë përbërëse e territorit palestinez”.

OBSH: Gaza ka shkallën më të lartë të kequshqyerjes akute të fëmijëve

Ndërkohë, në Gaza, njerëzit vazhdojnë të vdesin dhe të vuajnë nga uria. Korriku shënoi shkallën më të lartë mujore të kequshqyerjes akute të fëmijëve (12.000 fëmijë nën pesë vjeç), me shtimin e vdekjeve që lidhen me mungesën e ushqimit, siç njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

08 gusht 2025, 12:30