杏MAP导航

K?rko

T?rmet n? Turqin? jugore, kthehet tmerri i vitit 2023

T?rmeti me magnitud? 6.1 goditi provinc?n Balikesir, duke shkaktuar rreth tridhjet? t? plagosur dhe nj? vdekje. Disa nd?rtesa u shemb?n, por inspektimet me urdh?r nga autoritetet jan? ende duke vazhduar.

R.SH. / Vatikan

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi mbrëmë provincën veriperëndimore të Turqisë, Balikesir, duke shkaktuar të paktën një të vdekur, 29 të plagosur dhe shembjen e mbi një duzine ndërtesash, sipas autoriteteve lokale. Tërmeti, i regjistruar rreth orës 7:53 pasdite sipas orës lokale, e kishte epiqendrën në qytetin Sindirgi, në një thellësi prej afërsisht 11 kilometrash, sipas agjencisë turke të menaxhimit të emergjencave AFAD.

Shifrat e përkohshme të dëmeve dhe viktimave

Dridhjet u ndjenë deri në 200 kilometra larg, në metropolin e Stambollit, strehë e mbi 16 milionë njerëzve. Ministri i Brendshëm i Turiqë, Ali Yerlikaya njoftoi se një grua e moshuar vdiq menjëherë pasi u nxor gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Sindirgi; katër persona të tjerë  shpëtuan nga e njëjta ndërtesë. Yerlikaya njoftoi edhe se kanë filluar inspektimet urgjente në Stamboll dhe provincat përreth.

Vijojnë lëkundjet

Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se tërmeti u pasua nga disa lëkundje, duke përfshirë një me magnitudë 4.6, dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin hyrjen në ndërtesat e dëmtuara. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu solidaritetin e tij me viktimat dhe u uroi shërim të shpejtë të prekurve, duke shkruar në X"Zoti e ruajtë vendin tonë nga të gjitha llojet e fatkeqësive".

Makthi i vitit 2023

Tërmeti i mbrëmshëm rizgjoi frikën më të keqe, pas ngjarjeve të fillimit të shkurtit, dy vite më parë, kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi rajonet kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, duke rrafshuar lagje të tëra dhe duke vrarë mbi 46,000 njerëz. Një tërmet i dytë, i dhunshëm, pasoi disa orë më vonë. Lëkundja e parë ndodhi pranë qytetit Gaziantep në Turqinë jugore, rreth 90 kilometra nga kufiri sirian, duke vrarë shumë nga viktimat, ndërsa ata po flinin. E dyta goditi qytetin Kahramanmaras. Sizmologët shpjegojnë se shkatërrimi i tërmetit ishte pasojë e vendndodhjes së tij pranë Shkatërrimit të Anadollit Lindor.

11 gusht 2025, 15:32