Shenjtor?t e jav?s 17 - 24 gusht
R.SH. - Vatikan
E diel 17 gusht, Kisha katolike e ritit romak kremton tё Dielën e XX gjatё vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’ . Gjithnjë më 17 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Euzebin, papë e martir e shën Kjaren nga Montefalko, abateshë agostiniane.
Tё hёnёn më 18 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Agapiton, martir dhe shën Helenën, perandoreshë - e ëma e shën Kostandinit, figurë e rëndësishme për përhapjen e krishterimit.
Të martën mё 19 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e themelues i Eudistëve, shën Sikstin III, papë e shën Manjon, martir.
Të mёrkurёn mё 20 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Bernardin, abat e dijetar i Kishës, shën Samuelin profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.
Të enjten më 21 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Piun X, papë.
Të premten më 22 gusht, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës Mari Mbretëreshë, shën Timoteun, martir romak dhe shën Filipin Benici, meshtar.
Të shtunën mё 23 gusht, kalendari përkujton shën Rozën nga Lima, virgjër e terciare domenikane, shenjtorët Abondion, Ireneun, Qiriakun dhe Arkelaun, të gjithë martirë.
Të dielën e ardhshme më 24 gusht, Kisha katolike romake do tё kremtojё tё Dielёn 21-ta gjatё vitit liturgjik, ciklit të tretë ‘C’ sipas kalendarit liturgjik. E po mё 24 gusht, kalendari përkujton shën Bartolomeun, apostull, shën Gjovanën Antida Thouret, virgjër e themeluese e Motrave të Dashurisë.