杏MAP导航

K?rko

Santo Sisto II, Basilica di san Paolo fuori le mura

M? 7 gusht, kalendari kishtar p?rkujton Sh?n Sikstin II pap? e shok?t e tij, martir?

Sh?n Sikstin e kap?n pik?risht n? varreza, ku po kumtonte Fjal?n Hyjnore. Ka mund?si q? ngjarja t? ket? ndodhur n? katakombet e Sh?n Kalistit, q? sh?rbenin edhe si Kish? e n?ndheshme, n? at? koh? t? r?nd? persekutimi. Papa Siksti ishte i shoq?ruar nga shtat? diakon?, kur e arrestuan. Nuk i burgos?n, por ua pren? menj?her? kokat, duke shtuar n? radh?t e shenjtor?ve t? Kish?s katolike, shtat? emra t? rinj

R.SH. - Vatikan

Sipas Librit të Papëve, Shën Siksti u zgjodh në Selinë e Shën Pjetrit në vitin 257, pas vdekjes së Papës Shtjefni II. Shën Çipriani, që e quan ‘meshtar i mirë e paqësor’, tregon, në një letër drejtuar ipeshkvit afrikan Suksesit, persekutimin e vitit 258 pas Ediktit të dytë të Valerianit. Sipas këtij Edikti, ipeshkvijtë, meshtarët e diakonët dënoheshin me prerjen e kokës, ndërsa Kisha shpronësohej nga çdo pasuri, duke përfshirë edhe varrezat.
Sipas Papës Damasi, Shën Sikstin e kapën pikërisht në varreza, ku po kumtonte Fjalën Hyjnore. Ka mundësi që ngjarja të ketë ndodhur në katakombet e Shën Kalistit, që shërbenin edhe si Kishë e nëndheshme, në atë kohë të rëndë persekutimi. Papa Siksti ishte i shoqëruar nga shtatë diakonë, kur e arrestuan. Nuk i burgosën, por ua prenë menjëherë kokat, duke shtuar në radhët e shenjtorëve të Kishës katolike, shtatë emra të rinj: Siksti, Feliçisimi, Agapito, Gjenaro, Manjo, Vinçenci e Shtjefni. I teti, Lorenci protodiakon, u mbyt tri ditë më pas në rrugën romake Tiburtina.Siksti II pushon në paqe në varrezën e Shën Kalistit pranë kriptës së Shën Çeçilies.

07 gusht 2025, 09:18