杏MAP导航

K?rko

Brenda bazilik?s s? Zoj?s s? Madhe Brenda bazilik?s s? Zoj?s s? Madhe

M? 5 gusht kalendari kujton kushtimin e Bazilik?s romake t? Sh?n Maris? s? Madhe

M? 5 gusht kalendari i Kish?s katolike p?rkujton shugurimin e Bazilik?s romake t? Sh?n Maris? s? Madhe, ‘mrekullin? e d?bor?s’, nj?ra nga kat?r bazilikat patriarkale t? Rom?s. ?sht? shenjt?rorja mariane m? e lasht? e Per?ndimit, nd?rtuar me urdhrin e Pap?s Siksti III, pak pas Koncilit t? Efezit n? vitin 431

R.SH. - Vatikan

Më 5 gusht kalendari i Kishës Katolike përkujton shugurimin e Bazilikës romake të Shën Marisë së Madhe, njëra nga katër bazilikat patriarkale të Romës.  Është shenjtërorja mariane më e lashtë e Perëndimit, ndërtuar me urdhrin e Papës Siksti III, pak pas Koncilit të Efezit në vitin 431, kur Maria u shpall solemnisht Nëna e Zotit.

Kujtojmë se në Romë gjinden njëqind Kisha kushtuar Zojës së Bekuar, por më e madhja nga të gjitha, siç e tregon edhe vetë emri, është Bazilika e Shën Marisë së Madhe. Në fillim u quajt Bazilika Liberiane, sepse ishte Papa Liberi (352-366) ai, që e shndërroi në bazilikë të krishterë një tempull të lashtë pagan, në maje të kodrës romake të Eskulinit. Para shekullit V Bazilika quhej “Shën Maria tek Shpella e Betlehemit”, sepse aty ruhet piktura e lindjes së Jezu Krishtit, të cilën devocioni popullor e identifikonte me vetë Shpellën e Betlehemit.

Gojëdhëna tregon se natën e 5 gushtit të vitit 358, Zoja e Bekuar iu duk njëherësh Papës Liberi e patricit romak, Gjonit dhe i ftoi t’i ndërtonin një kishë në atë vend, ku do të binte dëborë atë natë të nxehtë romake. E dëbora ra. Të nesërmen, në prani të një turme romakësh, Papa ravijëzoi në dëborë perimetrin e asaj kishe, që do të bëhej bazilika e parë e ndërtuar në këtë vend e që u quajt Shën Maria e Dëborës. 

Çdo 5 gusht në bazilikë kremtohet festa e Shën Marisë së Dëborës. E në të njëjtën ditë, edhe shugurimi i saj. Gjatë të dy kremtimeve, sipas traditës, mbi besimtarët reshet nga lart një shi me petale të bardha trëndafilash, në kujtim të flokëve të dëborës, që ranë mrekullisht natën e largët të vitit 358. Natyrisht Bazilika aktuale, që njihet si e Shën Marisë së Madhe, është rindërtuar disa herë gjatë shekujve, përmbi themelet e lashta, shënuar së pari mbi dëborë.

05 gusht 2025, 09:10