杏MAP导航

K?rko

Martir?t kinez? Martir?t kinez?

M? 9 korrik, kalendari kujton sh?n Augustinin Zhao Rong, dhe shok?t, martir? kinez?

Nga rojtar i burgut t? t? krishter?ve u b? prifti i par? kinez, martirizimi i t? cilit p?r Krishtin e Ungjillin ?sht? d?shmuar: kjo ?sht? historia e Sh?n Augustin Zhao Rong, t? cilin sot Kisha katolike e p?rkujton s? bashku me 119 martir? t? tjer? kinez?.

R.SH. / Vatikan

Më 9 korrik, kalendari përkujton shën Augustinin Zhao Rong, meshtar dhe shokët e tij, martirë kinezë. Kthimi i tij te Ungjilli i Krishtit ndodhi falë shembullit të disa të krishterëve të persekutuar. Nga rojtar i burgut të të krishterëve u bë meshtari i parë kinez, martirizimi i të cilit për Krishtin e Ungjillin është dëshmuar me dhurimin e jetës: kjo është historia e Shën Augustin Zhao Rong, të cilin sot Kisha katolike e përkujton së bashku me 119 martirë të tjerë kinezë.

I lindur në Kweichou në vitin 1746, në moshën 26-vjeçare punonte si rojtar i të burgosurve të krishterët që u arrestuan gjatë persekutimit të vitit 1772. Në mesin e grupit të të burgosurve ishte një meshtar që vazhdoi të shpallte Ungjillin edhe në atë situatë. Dëshmia e tij e ktheu në fenë e krishterë rojën e burgut që u pagëzua, duke marrë emrin Augustin. Më pas ai u vu në shërbim të misionarëve dhe filloi të studionte për t'u bërë prift: u shugurua meshtar në vitin 1781. Një predikatar i vlerësuar, Augustini u dërgua në një zonë malore ku u njoh dhe u arrestua gjatë persekutimit të vitit 1815. Vdiq në burg në pranverën e po atij viti për shkak të dëshmisë së fesë së tij në Krishtin.

09 korrik 2025, 12:50