杏MAP导航

K?rko

Palestinians receive food from charity kitchen, in Gaza City

N? Gaz?, uria vret nj?lloj si bombat

N? Gaz?, uria ?sht? po aq vdekjeprur?se sa bombat. K?shtu deklaroi drejtori i p?rgjithsh?m i Organizat?s Bot?rore t? Sh?ndet?sis? (OBSH), duke treguar d?shmit? dramatike t? prind?rve, q? p?rshkruajn? si vuajn? f?mij?t e tyre nga mungesa e ushqimit. N? terren, vijojn? bombardimet e pam?shirshme, q? shkaktojn? dhjetra viktima, edhe nd?r m? t? vegjlit. I d?rguari amerikan Witkoff takohet me ministrin izraelit Dermer dhe kryeministrin e Katarit, Al Thani, n? Sardenj? t? Italis?

R.SH. – Vatikan

         Uria vret njëlloj si bombat. Prej ditësh, bashkësia ndërkombëtare, organizatat humanitare dhe Kisha kanë bërë thirrje të pandërprera për t’i dhënë fund urisë së popullsisë në Gaza, ndërsa priten rezultatet e bisedimeve të Dohës (Katar) për të ndaluar luftimet. Një masakër - "e pajustifikuar dhe e papranueshme", siç e ka quajtur Patriarku Latin i Jerusalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa - në të cilën vriten dhjetëra njerëz çdo ditë.

Alarmi i OBSH-së

Dje, 23 korrik, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, denoncoi numrin jashtëzakonisht të lartë të njerëzve, "që vdesin nga uria masive" dhe "shtimin fatal të vdekjeve, që lidhen me mungesën e ushqimeve". Ai paraqiti dëshmitë prekëse të "prindërve, që tregojnë se fëmijët e tyre qajnë derisa flenë", të këputur nga lodhja dhe dobësia e shkaktuar nga pamundësia për të ngrënë. "Kriza ushqimore", vazhdoi ai, "është përshpejtuar nga shembja e objekteve për shpërndarjen e ndihmave dhe nga kufizimet e mundësisë për t’i marrë ato. 95% e familjeve në Gaza kanë mungesa të mëdha uji, nën minimumin e nevojshëm për të pirë, për të gatuar dhe për higjienë. Sipas OKB-së dhe organizatave të tjera, në dy javët e para të korrikut, nga 56.440 fëmijë nga zona të ndryshme të enklavës, gati 5.000 vuajnë nga kequshqyerja akute dhe 838 nga kequshqyerja ekstreme.

Ndihma humanitare me pikatore

Nevojitet një fluks i qëndrueshëm dhe masiv ndihmash. Mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur plotësisht situatën, por të paktën do të ndihmonte në lehtësimin e vuajtjeve. Përkundrazi, ndihma mbetet e bllokuar në kufijtë e Rripit të Gazës, për shkak të kufizimeve të vendosura nga Izraeli. Bllokada aktuale, në teori, përfundoi në mesin e majit, me krijimin e Fondacionit Humanitar të Gazës. Por vendet e shpërndarjes së ndihmave janë bërë pika dhune dhe vdekjeje, ku, siç ndodhi dramatikisht ditët e fundit, njerëzit vihen shpesh në shënjestër, ndërsa presin në radhë për ushqim. Dje, COGAT (organizata izraelite për koordinimin e veprimtarive qeveritare në Territore) njoftoi mbërritjen e 70 kamionëve. Një numër krejtësisht i papërfillshëm (para konfliktit, qindra kamionë hynin çdo ditë), një pikë uji në oqean, që nuk mjafton për të përmbushur edhe nevojat më themelore për jetën.

Presidenti Herzog: Izraeli po vepron "në përputhje me të drejtën ndërkombëtare"

Presidenti izraelit Isaac Herzog, duke vizituar Gazën për herë të parë që nga 7 tetori, deklaroi se Izraeli po "vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare" dhe po "ofron ndihmë humanitare", por është "Hamasi e njerëzit e tij, që e sabotojnë atë". Ndërkaq, këto deklarata bëhen ndërsa vijojnë pa pushim operacionet ushtarake, që shkaktojnë dhjetra viktima. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënon se do të "hapë portat e ferrit në Gaza", nëse pengjet e mbajtura nga islamikët nuk lirohen.

Takim në Sardenjë ndërmjet Witkoff, Dermer dhe Al Thani

Për këtë front dhe për armëpushimin, pritet prej kohësh ndonjë rezultat nga negociatat në Katar. I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, mbërriti sot paradite në Sardenjë të Italisë, ku pritet të takohet me ministrin e jashtëm izraelit, Ron Dermer, dhe me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për të provuar të arrijnë një konsensus. Të shohim!

Fjalët e kryeipeshkvit të Jorkut, që përfaqëson Kishën e Anglisë

Ndërkohë, kryeipeshkvi i Jorkut, Stephen Cottrell, aktualisht, përfaqësuesi më i lartë Kishës Anglikane, shprehu solidaritet me bashkësinë katolike të Familjes Shenjte, sulmuar të enjten e kaluar ("nuk ka justifikim për bombardimin e vendeve të kultit") dhe denoncoi “sulmin barbar kundër jetës dhe dinjitetit njerëzor" në Gaza. Ai bëri thirrje për t'i dhënë fund "dhunës, urisë dhe dehumanizimit të popullsisë".

24 korrik 2025, 13:55