杏MAP导航

K?rko

Jezu Krishti me Mart?n e Marin? Jezu Krishti me Mart?n e Marin?

M? 29 korrik kalendari kishtar kujton Mart?n, Marin? e Lazrin

T? tre banonin n? Betani, pran? Jerusalemit. Jezusi i donte fort Marin?, Mart?n e v?llain e tyre, Lazrin e n? sht?pin? e tyre mikprit?se ndalej me k?naq?si gjat? predikimit n? Jude

R.SH. - Vatikan

Më 29 korrik, kalendari kishtar përkujton Martën, Marinë e Lazrin. Të tre banonin në Betani, një fshat pranë  Jerusalemit, mbrapa Malit të Ullinjve, vetëm 3 kilometra nga Qyteti Shenjt.  Familja e tyre duhet të ishte familje e kamur, me që qenë në gjendje t'i jepnin strehë e ushqim Jezusit me të Dymbëdhjetë Apostujt, kur këta ishin në kalim nga Galileja drejt Jerusalemit, e pastaj në ditët që i paraprinë kryqëzimit të Mësuesit Hyjnor. Jezusi i donte fort Marinë, Martën e vëllain e tyre, Lazrin, të cilin e ngjalli së vdekuri. Të gjitha këto i gjejmë të shkruara nga Shën Gjoni e Shën Luka Ungjilltar .

Në shtëpinë mikpritëse të Martës, Marisë e Lazrit, Jezusi ndalej me kënaqësi gjatë predikimit në Jude. Në njërin rast të vizitave të Jezusit në shtëpinë e tyre, duket për herë të parë Marta. Ungjilli na e paraqet si grua të shtëpisë, mikpritëse e punëtore të jashtëzakonshme që kujdesej për pritjen e denjë të mysafirit të dashur e të lartë, Jezusit, derisa e motra, Maria preferonte të rrinte e qetë në dëgjim të fjalëve të Mësuesit Hyjnor. Prandaj nuk na befason qortimi që Marta i bën Marisë: “Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaj, pra, të më ndihmojë!”.

Përgjigjja plot dashuri e Jezusit mund të tingëlloi si qortim ndaj amvisës së zellshme e bujare: “Martë, Martë ti po brengosësh e po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra, e nevojshme është vetëm një. Vërtet, Maria e zgjodhi më të mirën pjesë që nuk do t’i merret!”.

Duhet nënvizuar se qortimi nuk është , thotë Shën Agostini: “Martë, ti zgjodhe pjesën më të keqe, e Maria është më e mirë se ti”. Jezusi nuk e vë në diskutim vlerën e punës që bën Marta e as shenjtërinë e kësaj gruaje të ëmbël e të vyer, por do vetëm që zelli e kujdesi për punët e aspektet materiale të mos e kalojë kujdesin për aspektin e brendshëm, për përmasën shpirtërore të jetës.

29 korrik 2025, 09:00