杏MAP导航

K?rko

2024.12.31 Vetrata, Spirito Santo come colomba, Bernini, Basilica di San Pietro (ks. Marek Weresa)

M? 28 korrik kalendari kujton shenjtor?t Nazari e ?elsi, martir?

Sh?n Nazari, dishepull i Sh?n Pjetrit, e predikoi Krishtin n? vise t? Italis?, n? Gali e n? Treviri. E shoq?ronte ?elsi, t? cilin e p?rgatiti vet? n? fen? e krishter?. Martirizimi i tyre ndodhi shenjtor?ve n? koh?n e Dioklecianit, n? vitin 304 pas Krishtit

R.SH. - Vatikan

Më 28 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Nazari e Çelsi, martirë

Shën Nazari, qytetar romak, dishepull i Shën Pjetrit, qe pagëzuar nga Shën Lini, i cili më vonë u bë Papë. Për të shpëtuar nga inati i tmerrshëm i të atit, hebre fanatik dhe nga persekutimi kundër të krishterëve, u largua nga Roma dhe e predikoi Krishtin në vise të tjera të Italisë, në Gali e në Treviri.

E shoqëronte një djalë me emrin Çelsi, të cilin e përgatiti vetë në fenë e krishterë, e pagëzoi dhe e bëri shok apostullimi. Shumë shpejt të dy u kapën e, të ngarkuar me zinxhirë, u flakën në burgjet romake.  Dolën që aty, falë gruas së prefektit romak që, pas një ëndrre të tmerrshme, iu lut të shoqit t’i lironte.

Vijuan ta predikojnë Ungjillin e Krishtit, derisa u kapën përsëri e u çuan në Romë, ku Neroni urdhëroi që Nazari të hiqej zvarrë në tempullin e Jovit e të flijonte para idhullit. Por sapo shenjti hyri në tempull, të gjitha shtatoret e idhujve ranë përdhe copa-copa.

Pas shumë mrekullish të tjera, që tregohen hollësisht në historinë e martirizimit të dy shenjtorëve, si shpërtheu persekutimi në kohën e Dioklecianit, në vitin 304 pas Krishtit, u qe prerë koka të dyve së bashku në Milano, ku e dëshmuan me gjak fenë e tyre në Krishtin. Më vonë Shën Ambrozi i mbarti trupat e martirëve në kishën përballë Portës Romake, e cila që asokohe quhet Kisha e Shën Nazarit.

Emri Nazar vjen nga hebraishtja e do të thotë: "I shuguruar i Zotit", ndërsa Çelso, nga latinishtja, e do të thotë ‘i lartë’. 
Ikonografia i paraqet gjithnjë së bashku. Mbajnë në dorë palmën, simbol i martirizimit.

28 korrik 2025, 10:16