杏MAP导航

K?rko

Maria Magdalena u sjell apostujve lajmin e t? Ringjallurit

Magdalena u ?lirua nga "shtat? demon?" (Lk 8,2) fal? takimit me Krishtin: Ai na ?liron nga hijet tona, na tregon e ofron drit?n, Ai na do i pari. Kjo ?sht? arsyeja pse Maria iu bashkua dishepujve, duke q?ndruar pran? M?suesit Jezus deri n? fund, edhe kur t? gjith? ishin zhdukur, atje n? Kalvar n?n kryqin e Jezusit. D?shira e saj p?r t? q?ndruar pran? Krishtit edhe pas vdekjes s? tij e b?ri Maria Magdalen?n d?shmitare t? Ringjalljes dhe k?shtu lajm?taren e par? t? Krishtit t? Ngjallur

R.SH. / Vatikan

Shumë herë kujtimi i Magdalenës është përzier në imagjinatën kolektive me rrëfime dhe figura që në të vërtetë kanë pak të bëjnë me rolin që vetë Ungjijtë i atribuojnë kësaj proto-apostulle. Shën Maria e Magdalës (nga e cila vjen "Magdalena") ishte pjesë e grupit të grave që ndiqnin Jezusin, edhe për mirënjohje: ajo, në fakt, ishte shëruar nga një pushtim djajësh, sipas asaj që tregon Luka.

Magdalena u çlirua nga "shtatë demonë"  (Lk 8,2) falë takimit me Krishtin: Ai na çliron nga hijet tona, na tregon e ofron dritën, Ai na do i pari. Kjo është arsyeja pse Maria iu bashkua dishepujve, duke qëndruar pranë Mësuesit Jezus deri në fund, edhe kur të gjithë ishin zhdukur, atje në Kalvar nën kryqin e Jezusit. Dëshira e saj për të qëndruar pranë Krishtit edhe pas vdekjes së tij e bëri Maria Magdalenën dëshmitare të Ringjalljes dhe kështu lajmëtaren e parë të Krishtit të Ngjallur, i cili e dërgon te apostujt për të shpallur atë që askush nuk e priste: fillimin e një jete të re për të gjithë njerëzimin, përuruar nga Jezu Krishti Gjallë. Për këtë arsye, Hipoliti Romak, teolog i shekullit të tretë, e quajti atë "apostulle e Apostujve".

22 korrik 2025, 11:07