杏MAP导航

K?rko

Imzot Laz?r Mjedja Imzot Laz?r Mjedja

Imzot Laz?r Mjedja, n? p?rvjetorin e vdekjes

Imzot Lazёr Mjedja, metropolit i Shkodr?s, sh?rb?tor i Zotit dhe i popullit, kryeipeshk?v i drejt? dhe i parimeve t? ngurta, njeri i ?muar dhe i dashur - i kund?rshtuar dhe i respektuar. Hartuesi i urat?s “Un prej Zotit jam i k?shten?”.

R. SH. - Vatikan

Duke shfletuar kalendarin historik, më 8 korrik, shënojmë përvjetorin  e vdekjes së kryeipeshkvit shqiptar të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes.

Lazër Mjedja, lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër, me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935. Imzot Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka shërbyer si ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, si kryeipeshkëv në dioqezën e Shkupit (Prizrenit). Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese Jeronyme.

Lazër Mjedja me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshatarët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.

Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare "Agimi" e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin "Rruga e Shelbimit" dhe me 19 mars 1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. 

 Të dielën më 7 korrik 1935 kur nëpër Kishat e Shqipërisë jehonte kënga shpirtërore me mesazhin kuptimplotëe: “Un prej Zotit jam i kështenë”,&苍产蝉辫;hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur - i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet.

Imzot Mdjedja në fjalët e dom Shantojës

Don Lazër Shantoja shkruante në revistën ‘Leka’ të vitit  1935 se nga imzot Mdjedja :

“Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot!

Nji bari shenjt ka dekë. T’a nderojmë.

Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T’a ndjekim.

Nji burrë ka dekë. T’a qajmë.

Emzot, pse na lae?”.

"Un prej Zotit jam i kështenë”

Po kujtojmë se autori i Uratës së njohur te shqiptarët "Un prej Zotit jam i kështenë”,&苍产蝉辫; është pikërisht imzot Lazër Mjedja

Un prej Zotit jam i kshtene
e gjithmone kshtu due me kene
Qysh n'ate dite qi jam pagzue
ne ket Fe Shejte jam i shkrue
dhe ne ket Fe une due me rrnue
kam me vdeke e s'kam me l'shue,
pse e di mire se s'ka shelbim
per njata qe s'kane besim.
Feja e Krishtit ne na mson
se i Zot vetem ne qiell sundon,
se ky Zot s'ka pase fillim
as s'ka kurr per te pase mbarim.
Ai i Lumi me ka krijue
per me e dashte e me ndigjue
e nji dite ka me m'gjykue
a ne parriz a ne ferr me m'cue.
Vec nji Zot e tjeter s'ka,
por prej Fes dime edhe ma:
se ne ket Zot jane sakt tre Vete
me i natyre e me i pushtete,
me nji te kenun me i Hyjni
e ksaj i thone Shejtja Trini:
Ati e Biri e Shpirti Shejt.
Vetja e dyte qe eshte Biri
per ne deshti me u ba nieri
me u ba nieri e me na pshtue
prej robnise djallit te mallkue,
pse ne dore te ti ne kjem shti
prej Adamit me i mkat te zi.
Biri i Zotit nieri u ba
Jezu Krisht emnin e ka.
Ai na leu prej Zojes se bekueme
me nji menyre gjith te mrekullueme
Tridhet vjete kur mur me i kap
Fen e vet ka dashte me e hape
ndej tri vjete tuj predikue
Fen qe Zoti vete ka cue
E fortcoi me mrekulli
qe shume bani me larmi.
Tek e mbramja per mekatenore
u lshoi veten cfutve ne dore
qe e rrahen e, e munduen
kryzt me ferra ja rrethuen
e mbandej me i dhane mundim
e kryqezuen me te madh poshtnim.
Po prej vdekje Krishti u ngjall
edhe e mujti hasmin djall
e ne qiell hypi gjith lumnue
vjen nji dite me na gjykue.
Kush ka te mbaje ket fe te vertete
e me vepra ta nderoje
ai shelbimin ka me gjete
e ne Tenzone me gezue gjithmone.
Ashtu kjofte. 

08 korrik 2025, 10:25