杏MAP导航

K?rko

2025.07.22 Parrocchia Sacra Famiglia a Gaza

Gaza, rezultatet e para t? hetimit p?r bombardimin e famullis?

Nj? raport i IDF-s? shpjegon se goditja kund?r kish?s, q? shkaktoi vdekjen e tre vet?ve dhe plagosjen e 10 t? tjer?ve, ishte e paq?llimshme dhe e palidhur me ndonj? gabim njer?zor, por ishte arma, q? funksionoi keq

R.SH. – Vatikan

         Pas sulmit izraelit të së enjtes së kaluar kundër famullisë së Familjes Shenjte në Gaza, autoritetet izraelite kërkuan falje dhe hapën një hetim për incidentin, duke premtuar se këtë herë rezultatet e hetimit do të ishin të shpejta dhe të besueshme (ndryshe nga incidentet e mëparshme, siç ishte vrasja e gazetares së krishterë Shireen Abu Akleh, ose vrasja e nënës dhe e vajzës së saj, Nahida dhe Samar Kamal Anton, në oborrin e kishës, në dhjetor 2023).

Askush për t’u fajësuar

Siç njofton sot gazeta Jerusalem Post, duket se premtimi është mbajtur, megjithëse përgjigjet janë disi të çuditshme. Një raport i Forzave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) shpjegon se goditja kundër kishës, e cila shkaktoi tre të vdekur dhe 10 të plagosur, jo vetëm që ishte e paqëllimshme, por as nuk u shkaktua nga ndonjë gabim njerëzor, përkundrazi, arsyeja ishte mosfunksionimi i predhës, ose i mekanizmit të tankut, që e hodhi atë. Si pasojë, nuk mund të atribuohet asnjë përgjegjësi individuale dhe askush nuk do të përballet me ndonjë ndëshkim, qoftë penal apo disiplinor. IDF nuk sqaron natyrën e mosfunksionimit, duke shtuar se pas incidentit, do të përmirësohen rregullat për hapjen e zjarrit pranë vendeve të ndjeshme, si kisha. Duhet shtuar se në 22 muajt e fundit të luftës, në asnjë incident tjetër të ngjashëm – si vrasja e vullnetarëve humanitarë vendas e të huaj, që punojnë në emër të OJQ-ve, ose nën flamujt e OKB-së - nuk është marrë përsipër ndonjë përgjegjësi dhe asnjë ushtar nuk është ndëshkuar.

Kolonët në Taibeh shpallen të pafajshëm

Edhe rezultatet e një hetimi tjetër po shkaktojnë habi. Është fjala për zjarrin pranë kishës së Shën Gjergjit në fshatin Taibeh, i vetmi fshat tërësisht i krishterë në Palestinë. Javët e fundit, fshati është provokuar vazhdimisht nga dhuna e kolonëve të një vendbanimi hebraik aty pranë. Të hënën, më 14 korrik, një grup i madh diplomatësh, së bashku me Patrikunt Teofili III dhe me kardinalin Pizzaballa, shkuan në Taibeh për t’u shprehur solidaritetin banorëve të qytetit. Raporti policor, pas hetimeve izraelite, bie ndesh me versionin e dhënë nga kleri dhe banorët e Taibehut, duke i liruar nga akuzat kolonët hebrenj, të cilët, sipas autoriteteve, jo vetëm që nuk janë përfshirë aspak në incident, por, kanë ndihmuar edhe në shuarjen e zjarrit. Megjithatë, raporti nuk sqaron se kush e vuri zjarrin.

24 korrik 2025, 15:23