杏MAP导航

K?rko

Sh?n Henri II, Kuror?zimi, rreth 1002-1014 Sh?n Henri II, Kuror?zimi, rreth 1002-1014

M? 13 korrik kalendari kujton sh?n Henrikun II Perandor

N?se Henriku II hyri n? rrug?n e shenjt?ris? personale e t? reform?s s? Kish?s, kjo ?sht? merit? edhe e bashk?shortes s? tij, Kunegond?s, gruas s? jasht?zakonshme me shpirt tejet delikat. U kuror?zua perandor n? bazilik?n e sh?n Pjetrit n? Vatikan, m? 14 shkurt t? vitit 1014 nga papa Benedikti VIII. Sh?n Henriku II Perandor ?sht? shembull ndershm?rie dhe drejt?sie n? artin e v?shtir? t? qeverisjes: p?r k?t? sh?n Henriku ?sht? zgjedhur si pajtor qiellor i mbret?rve dhe i perandor?ve.

R. SH. - Vatikan

Më 13 korrik kalendari kishtar përkujton shën Henrikun II, fytyra e një politike koherente, dëshmitare e vlerave që proklamon. Një administrator i bindur për rolin e tij të përgjegjshëm edhe në zhvillimin harmonik të jetës fetare të vendit të tij: ky profili i bën Shën Henrikun II, perandor i Perandorisë së Shenjtë Romake midis viteve 1014 dhe 1024, një zë ende profetik dhe aktual. Një dëshmitar i gjallë se si politika është gjithmonë një shërbim i plotë për të mirën e njeriut.

 Duka i Bavarìsë, qe kurorëzuar perandor më 1014 nga Papa Benedikti VIII. Mbretëroi duke u përkujdesur për promovimin dhe ngritjen njerëzore të krishterë të njerëzve. Prapa insistimit të tij Papa Benedikti VIII e vendosi 'Besojmën e krishterë' në Meshën e së dielave e të festave kryesore.

Nëse Henriku II hyri në rrugën e shenjtërisë personale e të reformës së Kishës, kjo është meritë edhe e bashkëshortes së tij, Kunegondës, gruas së jashtëzakonshme me shpirt tejet delikat. Pasi u kurorëzua perandor në bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, më 14 shkurt të vitit 1014 nga papa Benedikti VIII, Henriku ndjeu thellë përgjegjësinë e madhe që kishte ndaj krishterimit dhe nisi veprën e reformës, duke pasur pranë vetes njerëz të shenjtë si Odiloni Clynit, Rikardi i shën Vanne e Romaludi, themelues i murgjve kamaldolezë.

Ndërroi jetë në vitin 1024. Në një letër drejtuar popullit të vet, Henriku II pat shkruar: “Mësimet e Shkrimit Shenjt, Biblës na ftojnë t’i braktisim pasuritë e përkohshme e rahatitë e kësaj toke e të kërkojmë me çdo mjet arritjen ndër banesat e amshuara të qiellit”.

Shën Henriku II Perandor është shembull ndershmërie dhe drejtësie në artin e vështirë të qeverisjes: për këtë shën Henriku është zgjedhur si pajtor qiellor i mbretërve dhe i perandorëve.

13 korrik 2025, 18:49