杏MAP导航

K?rko

sh?n Aroni sh?n Aroni

M? 1 korrik kalendari kujton sh?n Aronin e sh?n Esterin

Sh?n Aronin, ?sht? nj? nga figurat qendrore t? pes? librave t? par? t? Bibl?s, q? njihen me titullin e vet?m: Pentateuku dhe sh?n Esterin, heroin? judaike, q? i dha emrin nj?rit prej librave t? Bibl?s,“Libri i Ester”, i njohim p?rmes Bes?lidhjes s? Vjet?r t? Bibl?s.

R.SH. - Vatikan

Më 1 korrik kalendari kishtar përkujton shën Aronin e shën Esterin, të cilët i njohim përmes Besëlidhjes së Vjetër të Biblës. 

Bashkëpunëtor i Zotit për të realizuar planin e tij në histori, duke mbështetur të gjitha karizmat e dhuruara nga Krijuesi. Ky ishte profili i Aronit, vëllait të Moisiut; një portret që mund t'i atribuohej çdo prifti. Shenjti që përkujtohet sot nga liturgjia, Aroni, në fakt, u zgjodh për shugurimin meshtarak dhe u thirr, së bashku me vëllain e tij Moisiun, për të shoqëruar Izraelin në një nga kalimet e tij më të vështira, udhëtimin në shkretëtirë deri në tokën e premtuar.

Shën Aroni është një nga figurat qendrore të pesë librave të parë të Biblës, që njihen me titullin e vetëm: Pentateuku. Bibla, kujtojmë, është edhe i vetmi burim biografik për këtë shenjt. Vëlla një gjaku me Moisiun, Aroni qe bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit karizmatik, që Zoti ia pati  dërguar popullit të tij, skllav në Egjipt, për ta udhëhequr drejt tokës së premtuar. Hyji e lartoi Aronin, njëlloj si vëllain e tij, Moisiun, me të cilin lidhi besën e përhershme dhe i shuguroi të dy me vajin e shenjtë, si priftërinj për popullin e zgjedhur. Njeri i brishtë e mëkatar si të gjithë njerëzit tjerë të vdekshëm, Aroni megjithatë mbetet model i bashkëpunimit me Hyjin për realizimin e planit të tij të dashurisë për të mirën e njerëzimit.

Shën Ester është mbretëreshë shenjte. E është pikërisht heroina judaike, që i dha  emrin njërit prej librave të Biblës: “Libri i Ester”. Martiriologët e lashtë latinë e kremtojnë festën e Esterit më 1 korrik, ndërsa të krishterët koptë e vendosin të kremten e “mbretëreshës së Persianëve” më datën 20 dhjetor. Në Kishat e traditës bizantine Ester kremtohet së bashku me Etërit e Besëlidhjes së Vjetër. Ndër kremtime jo përkujtohet me këto fjalë: “Përkujtimi i së drejtës Ester, që e çliroi popullin e Izraelit nga vdekja”.

E famshme është lutja e saj drejtuar Zotit për ta siguruar këtë  shpëtim: “Ma dëgjo mua uratën, që jam qyqe vetëm e që nuk kam tjetër mbrojtës, përveç Teje, o Zot, sepse vetveten po e vë në rrezik...vëre në gojën time fjalën e përshtatshme....na çliro nga dora e armiqve tanë, shndërroje vajin tonë në gëzim, dhimbjen tonë, në shëndet. Ata që sulmojnë trashëgimin tënd, o Hyj, ndëshkoi në mënyrë shembullore. Duku, o Zot, dëftohu!”.

01 korrik 2025, 12:10