Izrael Iran: Kard. Sako, “shkall?zimi e ekspozon rajonin para rreziqeve p?r t’u p?rballuar. Duhet men?uri”
R.SH. / Vatikan
Shkallëzimi aktual ushtarak e vë rajonin në rrezik, me pasoja të tmerrshme: këtë thekson Patriarku Kaldeas i Bagdadit, Kard. Louis Raphael Sako, në një deklaratë për shtyp lëshuar nga Patriarkana Kaldease. Pas sulmit të Izraelit kundër Iranit, kardinali foli në telefon me Kryeipeshkvin Kaldeas të Teheranit, Imad Khoshaba Gargees, duke e siguruar se lutet me gjithë shpirt për fundin e kësaj lufte brutale".
“Situata në rajon është shumë shqetësuese, veçanërisht pas sulmeve të fundit ushtarake”, pohon Kard.inali Mar Sako. Ky shkallëzim e ekspozon rajonin përballë rreziqeve të vështira për t'u përballuar. Duke shprehur shqetësimin tonë për atë që po ndodh, i kërkojmë të gjithëve të tregojnë mençurinë dhe nevojën për t'u rikthyer në tryezën e dialogut e për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet. Ndërkaq i kërkojmë edhe bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe të luftojë për paqen e sigurinë në bazë të së drejtës ndërkombëtare, vëllazërisë dhe së mirës së përbashkët”.
Patriarku kaldeas kardinali Mar Sako nuk harron t’i drejtojë të gjithë besimtarëve edhe ftesën për t'u lutur, edhe në Meshët e së dielës, "për kthimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe për rikthimin në jetën normale.