杏MAP导航

K?rko

2020.05.29 Pentecoste - Maria con gli apostoli - Vangelo della domenica

Shenjtor?t e jav?s 8 - 15 qershor

E diel 8 qershor, Kisha katolike Kisha katolike kremton fest?n e Rr?shaj?ve, dit?lindjen e Kish?s, sepse kremtimi i Rr?shaj?ve, festa e Zbritjes s? Shpirtit Shenjt? Zot mbi Apostujt, n? ?enakull, s? bashku me Marin? Virgj?r, sh?non plot?simin e premtimeve t? Krishtit t? Ringjallur: d?rgimin e Shpirtit Shenjt p?r t’i ndihmuar dishepujt e vet n? misionin dhe veprimtarin? e tyre t? p?rhapjes s? Lajmit t? Mir?.

R.SH. / Vatikan

E diel 8 qershor, Kisha katolike kremton festën e Rrëshajëve. Kjo festë shënon ditëlindjen e Kishës, sepse kremtimi i Rrëshajëve, festa e Zbritjes së Shpirtit Shenjtë Zot mbi Apostujt, në Çenakull, së bashku me Marinë Virgjër, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit të Ringjallur: dërgimin e Shpirtit Shenjtë për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin dhe veprimtarinë e tyre të përhapjes së Lajmit të Mirë, Ungjillit. Jezusi u tha: “Do t'ju dërgoj Shpirtin Shenjt. Ai do t'ju japë forcë, guxim dhe entuziazëm”! Në Zemër të Krishtit është burimi i asaj dashurie që Shpirti Shenjt e derdhi në zemra tona duke na bërë të aftë ta duam Atin sikur e deshi Krishti e duke na nxitur t'i duam vëllezërit e çdo njeri, sikur Ai na ka dashur ne.

Të hënën më 9 qershor kalendari përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës; shën Prekën e Feliçanin, martirë.

Të martën më 10 qershor, kalendari kishtar kujton shën Landerikun, ipeshkëv i Parisit. 

Të mërkurën më 11 qershor, kalendari kujton shën Barnabën, Apostulli, që diti të kombinojë kulturën hebraike dhe atë helenistike, me të cilat u takua krishterimi, duhet të shërbejë si shembull që meriton të ndiqet. Në një shoqëri si jona, në të cilën bashkëjetojnë shumë kultura, nuk duhet harruar se çdo i krishterë e ka për detyrë t’ua kumtojë gjithë vëllezërve shëlbimin e Zotit.

Të enjten më 11 qershor kalendari përkujton shën Leonin III papë e shën Onufrin vetmitar.

Të premten më 13 qershor, bie festa e shëna Ndout të Padovës. Kështu më 13 qershor, në të gjitha vendet antoniane: nga Portugalia, në Padovë, e në trevat shqiptare: në Laç të Sebastes, në Gjakovë, Tuz, Gusi, Binçë, Gllogjan dhe Braticë, do të nderohet Shëna Ndou i Padovës, françeskan e doktor i Kishës. Jeta e tij na kujton se për të qenë i krishterë i vërtetë, nuk mjafton t’i pranosh urdhërimet e Tënzot; duhet t’i jetosh ditë për ditë, i frymëzuar nga Shpirti i jetës.

Të shtunën më 14 qershor kalendari kujton shën Viton martir, shën Bernardin nga Mentone, kanonik i rregullt i shën Agustinit dhe shën Gjermanen Kuzin, virgjër. 

Të dielën e ardhshme më 15 qershor, Kisha katolike do të kremtojë festën e Trinisë së Shenjtë. Gjithnjë më 15 qershor, kalendari kujton shën Kuirikun e shën Gjulieten, martirë. 

Festa e Trinisë së Shenjtë na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por “bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe e Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini.

08 qershor 2025, 10:38