杏MAP导航

K?rko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtor?t e jav?s 30 qershor - 6 korrik

E diel 29 qershor, kalendari kishtar p?rkujton sh?n Pjetrin e Palit Apostuj,kremtuar s? bashku q? n? koh?t e para t? krishterimit. K?tyre dy kryeapostujve duhet t’u jemi mir?njoh?s, sepse me gjakun e tyre b?n? t? lul?zoj? Kisha n? sheku

R. SH. - Vatikan

E diel 29 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin e Palit Apostuj,kremtuar së bashku që në kohët e para të krishterimit. Këtyre dy kryeapostujve duhet t’u jemi mirënjohës, sepse me gjakun e tyre bënë të lulëzojë Kisha në shekuj. Kujtojmë se dy Shenjtorët-Apostuj janë Pajtorë qiellor të qytetit të Romës e se trupi i Shën Pjetrit pushon në paqe në Bazilikën e Vatikanit, ndërsa ai i Shën Palit, në Bazilikën e Ostienses gjithnjë në Romë.

Shenjtorët Apostuj Pjetri e Pali kremtohen në shumë vise shqiptare. Kujtojmë së pari, se Katedralja e Tiranës i kushtohet Shën Palit, që prandaj edhe kremtohet shumë nga besimtarët e kryeqytetit të Shqipërisë; por kremtohet edhe në Bajzë, ku ngrihet Kisha e gjithë Malësisë së Madhe, pastaj në Hajmel, në Shën Pjetër e në Dardhë, e edhe në Gjakovë të Kosovës ku Shën Pjetri e Pali janë pajtorët qiellor të bashkësisë katolike të këtij qyteti.

Të hënën më 30 qershor, kalendari përkujton martirët e parë të Kishës romake.

Të martën më 1 korrik, kalendari përkujton shën Julin e shën Aronin e Shën EsterinKëta dy shenjtorë i njohim përmes Besëlidhjes së Vjetër të Biblës. Shën Aroni është një nga figurat qendrore të pesë librave të parë të Biblës, që njihen me titullin e vetëm: Pentateuku. Bibla, kujtojmë, është edhe i vetmi burim biografik për këtë shenjt.

Të mërkurën më 2 korrik, kalendari shën Bernardinin e shenjtorët martirë Procesi, Martiniani e Eutiki, dishepuj të Jezu Krishtit.

Të enjten më 3 korrik, kalendarit përkujton shën Tomën Apostull, të cilit iu dhurua falas feja nga Krishti i Gjallë, që fitoi kështu mbi të gjitha dyshimet e mosbesimet e nxënësit të vet. Me shën Tomën apostull dhe si ai, jemi të ftuar edhe ne të shpallim: “Zoti im e Hyji im!” me bindjen se kush beson në Zotin, do të shohë shëlbimin e tij. Këtë ditë bie edhe përkujtimi i shën Leonit papë.

Të premten më 4, kalendari kishtar përkujton Shën Elizabetën (Izabelën) së Portugalisë

Të shtunën më 5 korrik, kalendari përkujton shën Ndoun Maria Zakaria. Shenjti është themelues i Barnabitëve dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit. Shën Anton Maria Zakariae na kujton një të vërtetë të madhe feje: “Edhe në se njerëzimi do të arrijë t’i zhdukë të gjitha sëmundjet fizike e të zgjidhë shumë nga problemet që e trondisin, nuk do të mundet kurrë ta çlirojë njeriun nga sëmundja më e rëndë, mëkati. Këtë mund ta bëjë vetëm ndërhyrja e Zotit! Po kujtojmë se këtë ditë Bijtë e Bijat e Shën Ndout Maria Zakarisë, pra Barnabitët e Motrat Engjëllore, që prej vitesh me mision në Shqipëri e Kosovë, do ta kremtojnë festën e Themeluesit të tyre.

Të dielën e ardhshme më 6 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më më 6 korrikbie përkujtimi liturgjik i shën Maria Goretit, virgjër e martire, i Papëve të shenjtë të Romës që pushojnë në paqe në Bazilikën e Vatikanit dhe i së shën Marisë Tereza Ledohovska, themeluese e Motrave misionare të shën Pjetrit Klaver. 

29 qershor 2025, 09:18