Shenjtor?t e jav?s 22-29 qershor
R.SH. / Vatikan
E diel 22 qershor, Kisha kremton festën e Koprit të Krishtit, ciklit të tretë, e gjithnjëmë 22 qershor kujton Shën Paulinin e Nolës, shën Gjonin Fisher e Tomas More, martirë, personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII.
Të hënën më 23 qershor, kalendari kujton shën Jozefin Kafaso e shën Lafrankun.
Të martën më 24 qershor, Kisha katolike kremton festën e lindjen së Shën Gjon Pagëzuesit. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato vende që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu sot ishin në festë Hoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi ( Shqipëri) dhe mbarë famullia e Zllakuqanit (Kosovë) e shumë familje të krishtera shqiptare.
Të mërkurën më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Gulielmin, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit.
Të enjten më 26 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin e Paln, martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei.
Të premten më 27 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin e Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës.
Të shtunën më 28 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Ireneun, ipeshkëv i Lionit e martir, njeri i fesë e bari besnik i grigjës që i qe besuar.
Të dielën e ardhshme që vjen me 29 qershor Kisha katolike do të kremtojë festën e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, Apostuj, kremtuar së bashku që në kohët e para të krishterimit. Këtyre dy kryeapostujve duhet t’u jemi mirënjohës, sepse me gjakun e tyre bënë të lulëzojë Kisha në shekuj. Kujtojmë se dy Shenjtorët-Apostuj janë Pajtorë të qytetit të Romës e se trupi i Shën Pjetrit pushon në paqe në Bazilikën e Vatikanit, ndërsa ai i Shën Palit, në Bazilikën e Ostienses gjithnjë në Romë.
Shenjtorët Apostuj Pjetri e Pali kremtohen edhe në shumë vise shqiptare. Kujtojmë së pari, se Katedralja e Tiranës i kushtohet Shën Palit, që prandaj edhe kremtohet shumë nga besimtarët e kryeqytetit të Shqipërisë; por kremtohet edhe në Bajzë, ku ngrihet Kisha e gjithë Malësisë së Madhe, pastaj në Hajmel, në Shën Pjetër e në Dardhë, e edhe në Gjakovë të Kosovës, ku Shën Pjetri e Pali janë pajtorët qiellor të bashkësisë katolike të këtij qyteti.