杏MAP导航

K?rko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtor?t e jav?s 15 – 23 qershor

E diel 15 qershor, Kisha katolike romake kremton t? diel?n e fest?n e Trinis? Shenjte, ciklit t? tret t? 'C', e gjithnj? m? 15 qershor kalendari kujton sh?n Viton, martir, sh?n Bernardin nga Mentone, kanonik i rregullt i Sh?n Augustinit e sh?n Gjermanen Cousin, virgj?r.

R.SH. / Vatikan

E diel 15 qershor, Kisha katolike romake kremton të dielën e festën e Trinisë Shenjte, ciklit të tret të 'C', e gjithnjë më 15 qershor kalendari kujton shën Viton, martir, shën Bernardin nga Mentone, kanonik i rregullt i Shën Augustinit e shën Gjermanen Cousin, virgjër.

Me festën e Trinisë Shenjte Kisha na propozon të vërtetën e fesë: Hyji Atë e ka dërguar në botë të Birin e Vet, Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, dhe Shpirtin Shenjtë shenjtërues për të na bërë pjesëmarrës të jetës së Tij Hyjnore. Hyji Atë bashkë me të Birin e Tij Jezus Njëlindurin dhe me Shpirtin Shenjt, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës. Ai na ka zbuluar këtë mister përmes Jezu Krishtit. Ai i pari e dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike dhe ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë tonë në Hyjin e vërtetë dhe të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës dhe Barazinë e madhërisë së Trinisë Hyjnore

Të hënën më 16 qershor, kalendari përkujton  shën Kuirikun dhe shën Gjulitën, martirë B. 

Të martën më 17 qershor, kalendari përkujton iaxhon e Diogjenin, martirë

Të mërkurën më 18 qershor, kalendari përkujton edhe shën Markun e Marçelianin, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo dhe shën Marinën.

Të enjten më 19 qershor, bie solemniteti i Korpit e Gjakut të Jezu Krishtit. kalendari përkujton shën Romualdin, abat, themelues i Kamaldolezëve, shën Gjulianën Falkonierin, virgjër, themeluese e Mantelateve dhe shenjtorët Gjervazin e Protazin, martirë milanezë. 

Të premten më 20 qershor, kalendari përkujton shën Silverin, papë e martir, shën Gobanin e shën Gjonin nga Matera. 

Të shtunën më 21 qershor,  kalendari përkujton shën Luigj Gonzagën, jezuit, pajtor qiellor i rinisë katolike dhe shën Rudolfin. 

Të dielën që vjen me 22 qershor Kisha katolike do të kremtojë Solemnitetin e Korpit e Gjakut të Jezu Krishtit.

Solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit na nxit të reflektojmë se dashuria për Zotin nuk mund të ndahet nga dashuria për të afërmin: janë dy faqe të së njëjtës medalje e stil i një jete, që e ka themelin e vet tek Krishti i vdekur e i Ngjallur, që na la si trashëgim dashurie, Korpin e Gjakun e vet.

Gjithnjë më 22 qershor kalendari kujton shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës; shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flavio Klementin, konsull romak, martir dhe të Lumin Inoçenci V, papë. 

15 qershor 2025, 09:11