杏MAP导航

K?rko

2025.06.07 fiera del libro Scutari Albania "Libri t? ban t? lir?"

Panairi i librit: "Libri t? ban t? lir?"

M? dat? 5-7 qershor n? qytetin e Shkodr?s u hap panairi i par? i librit, i titulluar “Libri t? ban t? lir?”. U organizua dhe u zhvillua n? ambjentet e jashtme t? Katedrales. Q?llimi ?sht? ta afroj? m? shum? librin me qytetar?t mbasi, n? koh?t q? jetojm?, nuk shfletohet shpesh.T? pranish?m n? k?t? panair, 20 sht?pi botuese, nga Shqip?ria dhe Kosova. Nd?rmjet tyre, edhe Botimet Fran?eskane. Njoftimin na e jep drejtuesi i Bibliotek?s Fran?eskane, n? Shkod?r, At? Viktor Demaj.

R.SH. - Vatikan

Më datë 5-7 qershor në qytetin e Shkodrës u hap panairi i parë i librit, i titulluar “Libri të ban të lirë”. U organizua dhe u zhvillua në ambjentet e jashtme të Katedrales së Shën Shtjfenit në Shkodër. Të pranishëm në këtë panair, 20 shtëpi botuese, nga Shqipëria dhe Kosova. Ndërmjet tyre, edhe Botimet Françeskane. 

"BOTIMET FRANÇESKANE" – na tregon Atë Viktor Demaj, drejtues i Bibliotekës Françeskane - paraqesin në këtë panair traditën e tyre të lashtë e të re të botimeve, nisur që në vitin 1916, me Shtypshkronjën Françeskane. Në artikullin Shtypi Françeskan në Shqipní, botuar në revistën “Hylli i Dritës”, Pater Benedikt Dema shkruan “kje bâ - me botime gjithnduersh – voter kulture fetare e kombtare per Vendin t’onë”.

Kjo shtypshkronjë mori emnin e Fratit-POET KOMBËTAR, Átë Gjergj Fishtës, O.F.M., mbas vdekjes, si shenjë nderimi prej bashkëvllazënve. E pikërisht kjo veprimtari rinisi mbas viteve të gjata të mundimeve nën dhunën e diktaturës e të martirizimit të meshtarëve nga ajo kohë e zymtë dhe e errët, që do mbetet në histori si damkë e plagës shkaktuar me dashje kunder fesë, dijes, Atdheut.

Ishte "Frati i Kujtesës", Át Zef Pllumi. O.F.M., që e rimori mbi supe barrën e vazhdimësisë së kësaj tradite të ndërpreme brenda trojeve shqiptare, por të ruejtun si thesar prej Fretënve që jetuen jashtë tyne. Kontributi i çmueshëm i Át Daniel Gjeçajt, O.F.M., Át Jakob Marlekajt, O.F.M., Át Paulin Margjokajt, O.F.M. si edhe i Át Vincenc Malajt, O.F.M. e mbajti në jetë veprimtarinë krijuese e studimore në fusha të ndryshme të Fretënve në mërgim, tue e ruejtë, kështu, edhe të drejtën e tyne të botimeve si etën françeskanë. 

“Lahuta e Malcís” e Át Gjergj Fishtës, O.F.M., “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, i Át Shtjefën K. Gjeçovi, O.F.M., “Skanderbegu mbas gojdhanash”, Át Marin Sirdani, O.F.M., “Kangë Kreshnikësh dhe legjendash” si pjesë e Visarit Kombëtar, Át Bernardin Palaj, O.F.M., dhe Át Donat Kurti, O.F.M., “Kângë Popullore Gegnishte”, Át Vinçenc Prennushi, O.F.M., “Vlerë shpirtërore”, Át Anton Harapi, O.F.M., “Nji monument historik pazotsije në lamë t’arsimit në Shqypní”, Át Ambroz Marlaskaj, O.F.M., “Për historín e Alfabetit Shqyp”, Át Justin Rrota, O.F.M., duke mos lënë pa i përmendur veprat si “Agimi i Gjytetniis”, “Mrizi i Zânavet”, “Vallja e Parrizit”, “Prrallat Kombtare”, “Letratyra shqype”, “Gramatika latine”, “Gjeth e Lule”, “Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940”, etj., etj. vepra që ribotohen edhe sot nga Botimet Françeskane në mënyrë anastatike, d.m.th, ashtu siç janë botuar në fillim këto vepra, po prej Fretërve.

Nuk duhen harrue as vazhdimi i botimit të revistës kulturore “Hylli i Dritës”, themelue në vitin 1913 prej Atë Gjergj Fishtës. E as kontributi i madh i sivllazënve si Pater Pashko Bardhi, Pater Pal Dodaj, Pater Shtjefën Gjeçovi, Pater Vincens Prennushi, Pater Ambroz Marlaskaj, Pater Anton Harapi, Pater Benedikt Dema, Pater Bernardin Palaj, Pater Marin Sirdani, Pater Donat Kurti, Pater Justin Rrota, Pater Marjan Prelaj, Pater Klement Miraj, Pater Bernardin Llupi, Pater Rrok Gurashi si edhe të tjerë sivllazën emrat e të cilëve u përjetësuen në këtë revistë.

Nuk duhet harruar as revista “Zâni i Shna Ndout”: me zanin e Shêjtit të Mrekullive tingëlloi brenda të gjitha familjeve...

Kujtojmë se stenda e "Botimeve Françeskane" gjindet pranë shtatores së Kardinalit Mikel Koliqi. Aty janë vendosur botimet jubilare si kolana speciale në nderim të Fretënve, që binomin "Për Fe e Atdhe" e banë të njoftun me shembullin e vetë jetës së tyne. Aty, edhe kolanat e autorëve si Át Gjergj Fishta, O.F.M., Át Anton Harapi, O.F.M., Át Donat Kurti, O.F.M., Át Daniel Gjeçaj O.F.M., Át Zef Pllumi, O.F.M., si edhe kolana kushtuar 800- vjetorit të Fretërve në Shqipni. 

Çdo vit botohen vepra të reja. Po rendisim këtu disa prej këtyre botimeve dhe ribotimeve të fundit si: Kanuni i Skanderbegut i Imzot Frano Illisë; Burgjet e mija i Dom Simon Jubanit; Çinarët,  i Át Konrad Gjolajt; Historija e Luftës me Malin e Zi, i Át Bernardin Llupit; Shkollë e Dituni, i Át Ambroz Marlaskajt, Fjalori i shtjelluem i gjuhës shqipe si edhe Fjalori Historik, Gjeografik dhe Mitologjik i “Lahutës së Malcís”, nga Át Benedikt Dema,  etj. etj...

Vizitojeni këtë thesar librash të papërsëritshëm, e do t’ju ndihmojnë të hyni në një botë mahnitëse, që më kot u sulmue për t’u zhdukë përgjithmonë...

Librat janë gjallë e presin lexuesit, për t’i ndihmuar të rikthehen në kohën e etërve e të fitojnë një kulturë që do të ishte zhdukë plotësisht nga urrejtja për Kishën e për meshtarët, në se Zoti nuk do t’i kishte hapur një ditë rishtas Poertat e Bibliotekës Françeskane.

Marrë nga: https://tinyurl.com/mcm8ezun

 

07 qershor 2025, 11:23