杏MAP导航

K?rko

NKOREA-SKOREA-POLITICS-MISSILE-NUCLEAR

N? vitin 2024, shpenzimet p?r arm? b?rthamore tejkaluan 100 miliard? dollar?

Nj? shif?r e mjaftueshme p?r t? ushqyer 345 milion? njer?zit, q? aktualisht p?rballojn? urin? n? nivel global, p?r gati dy vjet. Njoftimin e m?sojm? p?rmes raportit vjetor mbi shpenzimet p?r arm? b?rthamore, publikuar nga Fushata Nd?rkomb?tare p?r heqjen e tyre. Aktualisht ka rreth 12,000 koka b?rthamore, gati 90% e t? cilave jan? n? Shtetet e Bashkuara dhe n? Rusi

R.SH. - Vatikan

Me shpenzimet e vitit 2024 për të shtuar arsenalin bërthamor të nëntë vendeve të armatosura me armë bërthamore - Kina, Koreja e Veriut, Franca, India, Izraeli, Pakistani, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – do të mund të shuhej uria e 345 milionë njerëzve, që aktualisht përballojnë nivelet më të rënda të urisë në nivel global.

Raporti vjetor i ICAN

Të dhënat - botuar pikërisht në ditën kur Izraeli nisi sulmin kundër programit bërthamor të Iranit - mund të lexohen në raportin vjetor mbi shpenzimet për armë bërthamore, publikuar nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e tyre (ICAN).

Dokumenti i detajuar zbulon se vitin e kaluar Pekini, Pheniani, Parisi, Nju Delhi, Tel Avivi, Islamabadi, Londra, Moska dhe Uashingtoni shpenzuan më shumë se 100 miliardë dollarë për arsenalet e tyre bërthamore, një rritje prej rreth 11% në krahasim me vitin e kaluar. Ky shpenzim barazohet me 3,169 dollarë për sekondë, 274 milionë dollarë në ditë dhe një shifër marramendëse prej 1.9 miliardë dollarësh për çdo javë vitin e kaluar. Një numër shumë i konsiderueshëm i riarmatimit progresiv në botë, duke përfshirë edhe atë bërthamor. E në një kohë kur Kombet e Bashkuara po përballojnë shkurtime të thella në financimin e tyre, shuma që këto nëntë vende shpenzuan për armët e tyre bërthamore mund ta kishte mbuluar buxhetin e OKB-së pothuajse 28 herë. "Këto janë vetëm disa shembuj të të gjitha nismave alternative, që do të na jepnin vërtet siguri afatgjatë, gjë që nuk e bën siguria bërthamore", thotë Susi Snyder, bashkautore e raportit me Alicia Sanders-Zakre dhe koordinatore e programeve të ICAN.

Raketat bërthamore në botë

Aktualisht në botë ka rreth 12,000 raketa bërthamore, nga të cilat pothuajse 90% janë në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi.

Sipas raportit, vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara shpenzuan përsëri më shumë se të gjitha shtetet e tjera të armatosura me armë bërthamore, marrë së bashku: shifër marramendëse prej 56.8 miliardë dollarësh.

Kina mbetet në vendin e dytë me 12.5 miliardë dollarë, më pak se një e katërta e shpenzimeve të SHBA-së.

Vendin e tretë, me 10.4 miliardë dollarë, ose 10% të totalit, e zë Mbretëria e Bashkuar.

Rusia vjen me pak më shumë se 8 miliardë, Franca me 6.8 miliardë, India me 2.6 miliardë, Izraeli dhe Pakistani me pak më shumë se një miliard dhe, së fundmi, Koreja e Veriut me 630 milionë dollarë. Dokumenti analizon gjithashtu kostot e shkaktuara nga vendet që strehojnë armët bërthamore të shteteve të tjera, duke përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Italinë, Holandën dhe Turqinë.

Paratë do të përqendrohen diku tjetër

Raporti i ICAN-it, më pas, denoncon se paratë e shpenzuara për arsenalet bërthamore janë "të humbura", duke pasur parasysh se vetë shtetet e armatosura me armë bërthamore kanë rënë dakord zyrtarisht (me një Deklaratë të Përbashkët në fillim të vitit 2022) se "një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë". Për më tepër, kjo po i devijon burimet nga përparësitë e tjera: 100 miliardë dollarët mund të ishin përdorur për të financuar masa kundër kërcënimeve dhe sigurisë  paraqitur nga ndryshimet klimatike dhe humbja e specieve shtazore e bimore, ose për të siguruar fonde për përmirësimin e shërbimeve publike themelore, siç janë shëndetësia, strehimi dhe arsimi. Fatkeqësisht, e pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare, nuk ka kushte për një përmbysje të trendit për të ndaluar, ose të paktën për të ngadalësuar, zhvillimin e vazhdueshëm të armëve bërthamore.

Fushata Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore, me seli në Gjenevë,  aktive që nga viti 2007 në 107 vende, është koalicion global i shoqërisë civile që lufton për të nxitur anëtarësimin dhe zbatimin e plotë të Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore.

Në vitin 2017 fitoi Çmimin Nobel për Paqen "për punën e saj në tërheqjen e vëmendjes ndaj pasojave katastrofike humanitare të çdo përdorimi të armëve bërthamore dhe përpjekjet e saj të jashtëzakonshme për të siguruar një traktat, që i ndalon këto armë".

13 qershor 2025, 17:33