杏MAP导航

K?rko

Sh?n Efremi, shtatorja n? Universitetin Papnor Lateranens Sh?n Efremi, shtatorja n? Universitetin Papnor Lateranens

M? 9 qershor kalendari kujton Sh?n Efremin, diakon e doktor i Kish?s

Njeri tejet i thjesht?, Efremi mbeti deri n? vdekje diakon. E thelloi reflektimin teologjik p?rmes poezis? e mund t? themi se tipari kryesor i vepr?s s? tij ?sht? takimi i teologjis? me poezin?. Teologjia, reflektimi fetar, poezia, k?nga, lavd?rimi i Hyjit shkrihen s? bashku e, pik?risht n? k?t? karakter liturgjik t? teologjis? s? tij, duket qart? e v?rteta hyjnore. Tradita kishtare e kujton si njeri t? p?rshpirtsh?m, teolog t? shquar e murg shembullor

R.SH. - Vatikan

Më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, harpa e Shpirtit Shenjt që këndoi kërkimin e Zotit. Mjeshtër i shpirtit në gjurmët e Amshimit.

Nëse deti i jetës është i madh, një det i përshkuar nga dallgët dhe rrymat, në të cilin "një valë e vetme mund të të shqyejë dhe të të përplasë me një shkëmb". Në këtë det, feja “është më e mirë se një anije”, sepse nëse ushqehet, ajo “nuk fundoset kurrë”. “Pemët e Edenit/iu dhanë si ushqim Adamit të parë./ Për ne, vetë kopshtari i Kopshtit/është bërë ushqim/për shpirtrat tanë.” Këto vargje vijnë nga agimi i Kishës. Një nga konceptet që përmbajnë shkrimet e Shën Efremit, një diakon nga Siria që jetoi në shekullin IV. Është vetëm një shembull i thellësisë së arritur nga kërkimet teologjike dhe shpirtërore të këtij dëshmitari të lashtë të Ungjillit.

Efremi, lindi në vitin 306 e vdiq nga murtaja në vitin 373, që iu ngjit në sa u shërbente të sëmurëve, veprimtaria e tij u shqua në shërbim të të gjithëve aq, sa që bashkëkohasit e kujtojnë me epitetin ‘shërbyesi’. Efremi i përkiste kategorisë së njerëzve që ia kushtojnë krejt jetën Jezu Krishtit Zot në shërbim të bashkësisë kishtare, duke i jetuar besnikërisht kushtet e pastrisë e të varfërisë.

Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon. Ai e thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë. Teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore. Në veprën e tij përdori me sukses të madh sidomos simbolin, në sa këndonte teologjinë në një poezi tepër të pasur me figura letrare të marra nga natyra, nga jeta e përditshme e nga Bibla. 

Tradita kishtare e kujtoi si njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë. Përfaqësuesi më simbolik i krishterimit në gjuhën siriake, poeti më i përmendur në të gjithë epokën patristike, Siriaku pohonte: “Në krijim, asgjë nuk është e izoluar e bota, përkrah Shkrimit Shenjt, është Bibla e Hyjit”.

09 qershor 2025, 09:02