杏MAP导航

K?rko

Shenjtor?t Karl Lwanga dhe shok?t e tij, martir?, Albert Wider Shenjtor?t Karl Lwanga dhe shok?t e tij, martir?, Albert Wider

M? 3 qershor kalendari kujton Martir?t e Shenjt? t? Ugand?s (Karl Lwanga e 21 shok?t)

M? 3 qershor Martirologu Romak kujton martirizimin e Karl Lwang?s me 12 shok?, nd?rsa n? Kalendarin e p?rgjithsh?m p?rkujtohen t? nj?zet e dy martir?t e Ugand?s. T? shpallur shenjtor? nga Pali VI n? 1964, u kujtuan n? vitin 2015 nga Papa Fran?esku gjat? shtegtimit t? tij apostolik n? Ugand? si shembull shenjt?rie p?r t? gjith?. Martirizimi vijon n? m?nyra nga m? t? ndryshmet Po sot nj? pjes? e mir? e martir?ve jan? t? paduksh?m

R. SH. - Vatikan

Më 3 qershor Martirologu Romak përkujton martirizimin e Karl Lwangës me 12 shokë, ndërsa në kalendarin e përgjithshëm përkujtohen të njëzet e dy martirët e Ugandës

Feja e krishterë ka qenë gjithmonë një nxitje për ndërgjegjet: mesazhi i të Krishtit të Ngjallur nxjerr në dritë të gjitha kompromiset e vogla ose të mëdha që e bëjnë zemrën dhe jetën tonë skllave të logjikës së botës. Në vend të etjes për pushtet, Ungjilli tregon si stil e dëshmi gatishmërinë për të shërbyer: ky stil kundër rrymës ishte shkaku i martirizimit të dhjetëra të krishterëve midis viteve 1885 dhe 1887 në Ugandë. Sot Kisha përkujton Karl Lwanga-n së bashku me 21 martirë të tjerë ugandezë të lumturuar në vitin 1920 nga Benedikti XV dhe të kanonizuar nga Pali VI më 8 tetor 1964.

Persekutimi u urdhërua nga mbreti i ri Mwanga, i cili kishte studiuar në shkollën e misionarëve (Etërit e Bardhë të themeluar në 1868 nga kardinali Charles Lavigerie) por që më pas e kishte parë krishterimin si një rrezik, jo aq për kombin sa për stilin e tij të jetesës krejtësisht pa vlera. Kreu i shërbëtorëve mbretërorë, Carlo Lwanga, u dogj i gjallë më 3 qershor 1886.

Martirët e Ugandës,  shembull i ekumenizmit të gjakut

Martirët e Ugandë i vranë në fund të shekullit të 19-të, vetëm e vetëm pse ishin të krishterë. Ata - dhe vëllezërit e tyre anglikanë - të bashkuar nga një fund tragjik, dëshmojnë edhe sot e kësaj dite fuqinë shndërruese të Ungjillit të Jezu Krishtit.  Data 3 qershor ka vlerë të dyfishtë: është përvjetori i martirizimit të Karl Lwangës me 12 shokë, i kujtuar në Martirologun Romak, ndërsa në Kalendarin e Përgjithshëm, memoriali i përbashkët liturgjik i të njëzet e dy martirëve të Ugandës.

03 qershor 2025, 10:40