杏MAP导航

K?rko

SH?N ZAKARIA DHE ELISABETA, PRIND?RIT E SH?N GJON PAG?ZUESIT SH?N ZAKARIA DHE ELISABETA, PRIND?RIT E SH?N GJON PAG?ZUESIT

M? 23 qershor kujtojm? Sh?n Zakarin? dhe Sh?n Elizabet?n, prind?rit e Gjon Pag?zuesit

Nj? dit?, nd?rsa ndodhej n? tempull, Zakaria vizitohet nga kryeengj?lli Gabriel, i cili i thot? se gruaja e tij do t? mbetej shtatz?n?. Megjith?se ishte njeri i p?rshpirtsh?m, Zakaria nuk beson menj?her? e i k?rkon lajm?tarit t? Zotit nj? prov?. K?shtu, ai ia mbyll goj?n, pa e lejuar t? flas?, deri n? dit?n e tet? pas lindjes s? f?mij?s. Vet?m at?her?, i zgjidhet gjuha p?r t? njoftuar emrin e f?mij?s, i cili do t? b?hej pararend?s i Jezu Krishtit

R.SH. - Vatikan

Historia e Zakarisë dhe Elizabetës na mëson se nuk duhet ta humbasim kurrë shpresën, sepse “asgjë s’është e pamundur për Zotin”. Zakaria është prift i klasës së tetë, asaj të Abisë, një nga 24 klasat e përcaktuara nga Davidi mbret për turnet e shërbimit në tempull të Jeruzalemit. Martohet me Elizabetën, edhe ajo nga familje meshtarake, e vendosen në Ain Karen. Nuk kanë fëmijë, gjë që në atë kohë, do të thoshte mënjanim nga bashkësia, që e konsideronte mungesën e fëmijëve si mallkim prej Zotit.

Por, Hyji nuk e harroi çiftin e të drejtëve, për të cilin kishte menduar gjëra më të mëdha. Një ditë, ndërsa ndodhej në tempull, Zakaria vizitohet nga kryeengjëlli Gabriel, i cili i thotë se gruaja e tij do të mbetej shtatzënë. Megjithëse ishte njeri i përshpirtshëm, Zakaria nuk beson menjëherë e i kërkon lajmëtarit të Zotit një provë. Kështu, ai ia mbyll gojën, pa e lejuar të flasë, deri në ditën e tetë pas lindjes së fëmijës, kur i vogli do të rrethpritej. Vetëm atëherë, i zgjidhet gjuha për të njoftuar emrin e fëmijës, që do të quhej Gjon, i bekuari i Hyjit, i cili do të bëhej pararendës i Jezu Krishtit.

Çift i prekur nga Hiri i Tënzot

Kur dashuria është e vërtetë, me kalimin e kohës, shtohet e jep fryte: fara rritet e kthehet në pemë të lulëzuar. Prandaj shën Luka ungjilltar e fillon rrëfimin e tij duke folur për këtë çift të prekur nga hiri krijues i Zotit, për të treguar se Hyji bën mrekulli në jetën e atyre, që besojnë tek Ai dhe dinë të presin. Përtej çdo parashikimi, Elizabeta bëhet nëna e të destinuarit për t’i hapur udhën Jezu Krishtit: shën Gjon Pagëzuesit. Elizabeta e ndien këtë hir brenda vetes, e ndien atë jetë që lëviz e hov në bark, sapo kushërira e saj, Maria, i bën vizitën e papritur për të cilën flet Ungjilli. Edhe ajo, si Maria, u lajmërua nga engjëlli, të cilit menjëherë i tha po; edhe ajo është plot hir. Takim i dy grave, që mbajtën në krahëror historinë e shëlbimit!

23 qershor 2025, 12:31