杏MAP导航

K?rko

Sh?n Mar?elini e Pjetri, martir? Sh?n Mar?elini e Pjetri, martir?

M? 2 qershor kalendari kujton Sh?n Mar?elinin e Sh?n Pjetrin, martir?

Mar?elini e Pjetri ishin t? dy t? krishter? t? bashk?sive t? para romake. Po sa u zbulua se kishin p?rqafuar fen? e Krishtit, u zvarrit?n jasht? qytetit, gjat? Rrug?s romake Labikana, pran? trojeve t? lateran?ve, atje ku sot lartohet Bazilika e Sh?n Gjonit n? Lateran (Rom?). K?tu, Mar?elinin e Pjetrin i detyruan t’i b?jn? varrin vetes duke e g?rmuar me duar. Si u b? gati gropa, ua pren? kokat p?r shkak t? fes? s? tyre n? Krishtin, n? zon?n Torpinjatara (Torpignattara) rrug?s Kazilina (Casilina)?

R.SH. - Vatikan

Shenjtët martirë Marçelini, meshtar e Pjetri, ekzorcist, tё cilёt sot i pёrkujton kalendari kishtar, siç na njofton Papa Shën Damasi, qenë dënuar me vdekje gjatë persekutimeve të perandorit romak Dioklecianit kundër të krishterëve.

Që të dy ishin të krishterë të bashkësive të para kishtare të Romës. Pasi u zbulua që ishin të krishterë e nuk pranuan ta mohonin fenë e tyre në Krishtin, u tërhoqën zvarrë jashtë Romës, në një vend që njihet me emrin “Dy lasuret”, gjatë rrugës Labikana, pranë trojeve të lateranëve, pikërisht atje ku sot lartohet bazilika e famshme e Shën Gjonit në Lateran të Romës.

Këtu i detyruan t’i bëjnë varrin vetes duke e gërmuar me duar. Më pas ua prenë kokat sepse nuk pranuan ta mohonin Jezu Krishtin Zot e Shpëtimtar. Trupat e tyre ranë në varrin e hapur dhe u mbuluan sakaq me dhé. Disa ditë më pas, matrona e përshpirtshme  romake Luçila, i mori trupat e tyre dhe i varrosi me nderim.

Perandori Kostantin, sipas dëshirës të së ëmës, ngriti mbi eshtrat e martirëve një bazilikë madhështore e po aty, ndërtoi mauzoleun, ku vendosi trupin e Elenës, para sa ta çonte për të pushuar në banesën e fundit në Kostandinopojë.

02 qershor 2025, 10:04