杏MAP导航

K?rko

IRAN-ISRAEL-NUCLEAR-FACILITY-ARAK

Izraeli sulmon Iranin, goditen qendra b?rthamore dhe krer?t ushtarak?. NATO: ndalojeni shkall?zimin!

Gjat? nat?s Izraeli nisi sulme t? papara kund?r Iranit, duke marr? n? sh?njest?r programin e tij b?rthamor, shkenc?tar?t dhe krer?t ushtarak? n? nj? sulm q? Kryeministri Benjamin Netanyahu pohon se do t? zgjas? disa dit?. Irani u p?rgjigj duke l?shuar mbi 100 dron? drejt Izraelit, nd?rsa Prij?si i Lart? Khamenei premton "nd?shkim t? ashp?r"

R.SH. - Vatikan

Sulmi me raketa i Izraelit kundër Iranit mbrëmë shkaktoi pasiguri e dhunë të mëtejshme në të gjithë Lindjen e Mesme dhe nxiti rrezikun e një konflikti rajonal. Bombardimet, kryera nga rreth 200 avionë, goditën objekte bërthamore dhe ushtarake, fabrika raketash balistike dhe zyrtarë të lartë, për më se 100 objektiva, përcaktuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu si sulme "parandaluese" për "mbijetesën" e Izraelit. Operacioni "Rising Lion", shpjegoi Kryeministri, që synon të "zvogëlojë kërcënimin iranian", do të zgjasë "shumë ditë".

IAEA: asnjë rritje rrezatimi

Media dhe dëshmitarët iranianë dhanë njoftime për shpërthime, përfshirë edhe një në uzinën kryesore të pasurimit të uraniumit të vendit, në Natanz. U goditën gjithsejt tetë qytete iraniane. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shpjegon se "nuk është vërejtur asnjë rritje e niveleve të rrezatimit".

Khamenei premton "ndëshkim të ashpër"

Televizioni shtetëror iranian dha lajmin se Hossein Salami, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare të elitës, u vra, ashtu si dhe shefi i shtabit të ushtrisë Mohamamd Bagheri. Izraeli më pas vrau gjashtë shkencëtarë iranianë, të dyshuar se punonin në programin e bombës bërthamore dhe raketave balistike të Teheranit. Udhëheqësi Suprem, Khamenei, premtoi se Izraeli "do të ndëshkohet rëndë", "nga që mori mbi vete një fat të hidhur dhe të dhimbshëm" ndaj "me siguri do ta vuajë atë".

Trump: Irani nuk mund ta ketë bombën atomike

Ndërkohë, Izraeli (IDF) raporton se aeroplanët e tij të forcave ajrore po bombardojnë ende objektiva në Iran dhe se ka nisur të kapë më shumë se njëqind dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të tij. Presidenti i SHBA-së Donald Trump pohoi, për Fox News, se qe paralajmëruar përpara sulmeve dhe theksoi se "Irani nuk mund ta ketë bombën bërthamore". Më parë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, pati pohuar se sulmet ajrore izraelite nuk u kryen në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Disa vende arabe, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Emiratet Arabe, po e dënojnë sulmin e Izraelit.

Nato bën thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës

"Sulmi në Iran është vendim i njëanshëm nga Izraeli. Kështu që mendoj se është pothuajse themelore për shumë aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të punojnë për të shmangur shkallëzimin. E di që po e bëjnë këtë", pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Çmimet e benzinës nisën të rriten ndjeshëm pas sulmit, gjë që shkaktoi edhe rritjen e çmimeve të naftës. Shumë qeveri perëndimore thirrën takime të ngutshme dhe njoftuan stafin e ambasadave në Izrael.

13 qershor 2025, 13:45