杏MAP导航

K?rko

Dialogu nd?rmjet Islamit dhe Krishterimit, dialogu nd?rfetar Dialogu nd?rmjet Islamit dhe Krishterimit, dialogu nd?rfetar

Dialogu kristiano-islamik: nuk mund t? dor?zohemi p?rball? situat?s aktuale

Kremtohet Dita XXIV Ekumenike e Dialogut Kristiano-Islamik, p?r Dit?n e 27 tetorit, k?t? vit ka si tem? "N? dialog, p?r t? rizbuluar njer?zimin". Dialogu krishter?-islamik: "nuk mund t? dor?zohemi p?rball? rrjedh?s aktuale t? njer?zimit"

R.SH. / Vatikan

 "Ne, që besojmë në Zotin e Gjithëpushtetshëm dhe të Mëshirshëm (Kurani, Surja Al-Fâtiha) dhe në Zotin e Dashurisë (1 Letra e Gjonit 4,7) nuk mund të dorëzohemi përballë rënies aktuale të njerëzimit. Bota po e humbet njerëzimin; së bashku duam të përpiqemi ta rigjejmë". Kështu fillon thirrja e Ditës së XXIV Ekumenike të Dialogut Kristiano-Islamik e cila, këtë vit e titulluar "Në dialog për të rizbuluar njerëzimin", u botua në faqen e internetit .

Dita, e planifikuar për 27 Tetor 2025, lindi pas 11 Shtatorit 2001 për t’iu kundërvënë rrezikut të Islamofobisë shkaktuar nga sulmet në Kullat Binjake.

“Zoti, në të cilin besojmë - shkruan Komiteti Organizues - është Zoti i Paqes: të gjithë jemi bij dhe bija të Abrahamit, atit tonë në fe. Dhimbja që ndiejmë për çka po vuan popullsia e Gazës dhe popullatat e tjera të shkatërruara nga luftërat, duhet të na nxisë gjithnjë e më shumë t’i kundërvihemi luftës; të çlirojmë fetë tona nga bashkëpunimi me sistemet e sundimit, të bazuara në forcën e armëve; të çlirojmë emrin e Zotit nga çdo kompromis me dhunën”.

Ftesa është të “ecim në rrugën e vëllazërisë ndërmjet besimtarëve vëllezër e motra” e edhe me ata që “ëndërrojnë një familje të vetme njerëzore, në një ylber kulturash”. Komiteti na nxit të “mirëpresim farat e pajtimit ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve” siç është Neve Shalom Wahat Al-Salam dhe angazhimi i “Rrethit të Prindërve - Forumi i Familjeve” e “Luftëtarëve për Paqen”. Thirrja mbyllet me ftesën për të organizuar nisma paqeje e dialogu për Ditën e 27 Tetorit, duke shkruar në: redazione@ildialogo.org.

23 qershor 2025, 13:06