杏MAP导航

K?rko

Martir?t e Par? t? shenjt? t? Kish?s s? shenjt? t? Rom?s Martire Martir?t e Par? t? shenjt? t? Kish?s s? shenjt? t? Rom?s Martire

M? 30 qershor kalendari kishtar p?rkujton Martir?t e par? t? Rom?s

N? katakombe njihemi me d?shmin? e bashk?sive t? para t? krishtera, martir?ve t? Kish?s s? par?, q? na lan? si trash?gim gjakun e tyre t? derdhur p?r Krishtin. Rr?fimi makab?r i Kornelio Tacitit, n? librin XV t? Analeve, p?rmbledh martirizimin qё pёsuan t? krishter?t, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur n? Rom? shp?rtheu nj? zjarr i tmerrsh?m, asokohe n?n sundimin e zjarrv?n?sit Neron. Eshtrat e tё krishter?ve u varrosen n? 15 katakombe t? krishtera n? Rom?...

R.SH. - Vatikan

Më 30 qershor Kisha katolike romake kremton festën e martirëve të parë të Kishës romake, mbytur mizorisht mbi kodrën e Vatikanit, me urdhër të Neronit, pas zjarrit që shkrumboi Romën, në vitin 64.

Gjurmët e martirëve të parë të Kishës romake të cilëve janë në 15 katakombet në qendër e në jug të Italisë. Në katakombe njihemi me dëshminë e besimtarëve të bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin.

Dhe e derdhën këtë gjak në rrethana rrënqethëse e tejet tragjike. Disa, të veshur me lëkura egërsirash, iu hodhën qenëve të uritur, të cilët i shqyen sakaq. Të tjerë u kryqëzuan, si Mësuesi Hyjnor, Jezu Krishti Shpëtimtar. Të tjerë, akoma, u ngulën në hunj e pasi i lyen me peshkve, u kthyen në pishtarë për të ndriçuar netët romake.  

Rrëfimi makabër i Kornelio Tacitit, në librin XV të Analeve të tij, përmbledh gjithë këtë mizori, gjithë këto mundime që provuan të krishterët, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur në Romë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, që shkrumboi një pjesë të mirë të kryeqytetit të perandorisë romake, asokohe nën sundimin e zjarrvënësit Neron.

Eshtrat e tyre u mbartën me nderim të thellë dhe u varrosen në 15 katakombe të krishtera që gjinden në Romë e në Lacio, në Toskanë, në Umbrie, në Kampanjë e në Sicili e vende tjera. Gjaku i tyre derdhur për Jezu Krishtin, Zot e Shëptimtar, është edhe sot rrënjë profecie dhe shprese.

30 qershor 2025, 10:07