M? 25 qershor kalendari kujton sh?n Gulielmin, Abat
R.SH. - Vatikan
Mò 25 qeershor kalendari kishtar pòrkujton Shën Gulielmin (Vercelli,1085 - Goleto, Nusco, 24 qershor 1142), Abat, themelues i Murgjve Benediktinë të Montevergines, në Itali. Gulielmi lindi në një familje fisnike të Verçelit (Itali), u bë murg dhe vendosi të shkonte në Palestinë. Gjatë shtegtimit, u ndalua në Irpinia, ku themeloi Kongregatën benediktine të Montevergjines, organizuar sipas rregullave të jetës së kuvendeve benediktine.
Gulielmi duke ndjerë nevojën e jetës vetmitare, emëroi pasardhësin në drejtimin e Kongregatës, nga e cila u largua, por pa e gjetur vetminë e dëshiruar. Gjithnjë në shtegtim, themeloi kuvende të tjera, ndërmjet të cilave, atë të të Shëlbuemit, të ndarë në dy pjesë, për rregulltarë e për rregulltare.
Veprimtaria e tij e palodhshme e çoi edhe më larg , drejt Roka San Feliçes, Fogjas e Troias. Ideali i jetës asketike i propozuar prej tij, thelbësisht i lidhur me Rregullën murgare Benediktine, ishte pjesë e lëvizjes shpirtërore që kërkonte një Rregull më të pastër e më rigoroze dhe i jepte më shumë hapësirë lutjes dhe soditjes.
Gulielmi vdiq në kuvendin e Goletos më 24 qershor 1142 e nisi të nderohej menjëherë si shenjt nga bashkësia e tij. Disa ipeshkvij autorizuan edhe kultin publik, që, duke nisur nga viti 1785, u shtri në mbarë Kishën. Më 1807 trupi i tij u vendos në Montevergjine. E vijon të pushojë në paqe edhe sot e kësaj dite në atë kuvend, ku gjatë Luftës II Botërore u ruajt në fshehtësi të plotë, Sindona e Shenjtë e Torinos.