杏MAP导航

K?rko

2025.04.05 Pellegrinaggio  per il Giubileo degli Ammalati

M? 10 dhe 11 maj Jubileu i Bandave Muzikore n? Vatikan

T? shtun?n, m? 10 dhe t? diel?n, m? 11 maj, Roma do t? pres? Jubileun e Bandave Muzikore dhe Spektakleve Popullore nga mbi 90 vende t? ndryshme q? do t? p?rfshij? m? shum? se 13 mij? pjes?marr?s.

R.SH. / Vatikan

Të shtunën, më 10 dhe të dielën, më 11 maj, Roma do të presë Jubileun e Bandave Muzikore dhe Spektakleve Popullore nga vende të ndryshme të botës, dedikuar grupeve ushtarake, institucionale, amatoreske, folklorike, sportive, shkollore dhe universitare, si dhe të gjitha kategorive që lidhen me spektakle muzikore folklorike të popujve në mbarë botën. Janë mbi dhjetë mijë pjesëmarrës të regjistruar për eventin jubilar, nga mbi 90 vende të ndryshme.

Jubileu i Bandave dhe Spektakleve do të përfshijë më shumë se 13 mijë pjesëmarrës, kryesisht nga Italia, por do të ketë edhe grupe të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Malta, Polonia, Spanja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Meksika, Australia, Argjentina e vende të tjera.

Të shtunën, më 10 maj, nga ora 8:00 deri në orën 18:00, do të zhvillohen shtegtimet e organizuara nga pjesëmarrësit në Jubileun e Bandave në Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan. Nga ora 16:00 deri në orën 19:00, do të jetë e mundur pjesëmarrja, falas, në aktivitete të mëdha të grupeve muzikore që do të shpërndahen në 31 sheshe në qendër të Romës, me spektakle të ndryshme nga mbi 100 grupe muzikore dhe banda nga e gjithë bota.

08 maj 2025, 14:52