Shenjtor?t e jav?s 4 – 11 maj
R.SH. - Vatikan
E diel 4 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 3-të e Pashkëve, e gjithnjë më 4 maj, kalendari kishtar përkujton shëpërkujton shën Florianin dhe shën Antoninen, martire.
E diela e tretë e Pashkëve është e diela e peshkimit të mrekullueshëm, e diela e besimi, e fesё në Krishtin e Ngjallur dhe rrëfimi dashurisë sё Pjetrit ndaj Jezu Krishtit – Mësuesit Hyjnor. Nga takimi ynё me Krishtin e Ngjallur, që e mbush jetën me të vërtetën dhe gёzimin e si pasojë, nga ky takim rrjedhë dëshmia dhe misioni.
Të hënën më 5 maj, mё 5 maj, kalendari pёrkujton shёn Maksimin, ipeshkëv i Jeruzalemit, shën Angjelinin dhe të Lumin Nuncio Sulpricio një i ri laik e punëtor nga Napoli.
Të martën më 6 maj, kalendari kishtar përkujton shën Marjanin e shën Jakun, martirë.
Të mërkurën më 7 maj, kalendari përkujton shën Flavian Domitila, martire romake; shën Flavianin e Augustinin dhe shën Rozën Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’.
Të enjten më 8 maj, Kisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit.Kujtojmë se këtë festë, në mes ditë, besimtarët i drejtojnë lutjen Zojës së Bekuar Rruzare të Pompejit. Po më 8 maj, kalendari liturgjik përkujton shën Viktorin, martir të Milanos, shën Benediktin e II, papë, dhe shën Magdalenën e Kanosës.
Të premten më 9 maj, kalendari përkujton shën Pakomin, abat dhe shën Izainë, profet.
Të shtunën më 10 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Aviles, meshtar e doktor i Kishës; shën Jordanin, martir; shën Jobin, shën Kataldin dhe të Lumin Nikola Albergatin.
Të dielën e ardhshme më 11 maj,Kisha katolike romake do të kremtojë tё Dielёn e 4-tё tё Pashkёve, gjithnjё mё 11 maj, kalendari përkujton shën Antimin, martir.