Shenjtor?t e jav?s 18 - 25 maj
R.SH. / Vatikan
E diel 18 maj, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 5-të të kohës së Pashkëve, ciklit të tretë, sipas kalendarit liturgjik, e gjithnjë më 18 maj, kalendari përkujton shën Gjonin I, papë e martir, shën Feliçin a Gëzimin de Cantalice, rregulltar kapuçin.
Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele nga Gjoni (Gjn 13,21-33a.34-35), Jezusi na kërkon të duhemi jo aq me dashurinë tonë, por me të Tijën, që na bën njerëz të rinj. Dashuria e Krishtit hap horizonte shprese, na aftëson t’i falim e t’i duam armiqtë, krijon ura e ndihmon për kapërcimin e mureve!
Të hënën më 19 maj, kalendari përkujton shën Çelestinin V, papë, shën Urbanin I papë, shenjtorët Parteni e Kallugjeri, martirë, shën Krispinin nga Viterbo, rregulltar kapuçin e shën Ivon, meshtar.
Të martën më 20 maj, kalendari përkujton shën Bernardinin e Sienës, françeskan e Shën Aurën, martire nga Ostia afër Romës
Të mërkurën më 21 maj, kalendari përkujton shën Kristoforin Magalanes me shokët e tij meshtarë, martirë në Meksikë, dhe shën Eugjenin de Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Marisë.
Të enjten më 22 maj, kalendari përkujton shën Ritën nga Kasha, rregulltare agostiniane, pajtore qiellore e njerëzve të pashpresë, së cilës Zoti i dhuroi dijen e forcën e Kryqit dhe e shën Julien, virgjër e martire.
Të premten më 23 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Batista de Rosi, meshtar romak.
Të shtunën më 24 maj, Kisha kremton festën e së Lumes Mari Virgjër Ndihmëtare (Zojën Ndihmtare). Liturgjia na kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te shën Elizabeta, nga e cila lind kënga e ‘Madhërimit’ ‘Magnificat’, kënga e cila madhëron të Gjithëpushtetshmin për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet.
Të dielën e ardhshme më 25 maj, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 6-të të Pashkëve, ciklit të tretë, e gjithnjë më 25 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin VII, papë, e shën Bedës Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e shën Marinë Madalena de Paci, virgjër..