杏MAP导航

K?rko

M? 6 maj kalendari kujton sh?n Pjetrin Nolasco

Pjet?r Nolasko i frym?zuar nga Virgj?ra Mari, m? 2 gusht 1218 themeloi Urdhrin e ri rregulltar 't? Lumes Mari, Virgj?r e Mercedes', q? do t’i kushtohej veprave t? m?shir?s e sidomos, ?lirimit t? skllev?rve, edhe me flijimin e vet? jet?s, duke z?n? vendin e skllavit, kur nuk mund t? paguhej p?r ?lirimin e tij. K?shtu rregulltar?t, q? nis?n t? njihen me emrin mercedar?t, mund?n t? ?lirojn? m? se 52 mij? skllev?r.?

R.SH. / Vatikan

Më 6 maj, mes shumë shenjtorësh, kalendari i Kishës katolike përkujton edhe Shën Pjetrin Nolasko.

Për të nderuar Shën Pjetrin Nolasco-s, edhe ne duhet të "bëhemi të vegjël", duke u bërë dëshmitarë të dashurisë së Zotit përpara " të persekutuarve për fenë e tyre dhe të burgosurve, përpara atyre që janë viktima të trafikimit dhe të rinjve në shkolla, atyre që presin vepra të mëshirshme". Këto janë fjalët që Papa Françeskut, më 06 dhjetor të vitit 2018, ua drejtoi Etërve të Urdhri Mercedarë.

Ata, me rastin e kremtimit të Tetë-qindvjetorit të themelimit të Urdhrit murgar, Papa i nxiti ta vijojnë misionin pranë të krishterëve, që rrezikohen ta humbasin fenë dhe të fundmëve, të burgosurve, jetimëve e të shfrytëzuarve. Pastaj u kujtoi punën e Etërve - para së gjithash figurën e Shën Pjetrit Nolasco, themeluesit të Urdhrit të së Lumes Mari të Mercedes në vitin 1218, ‘Merced’ – që në spanjisht do të thotë ‘Mëshirë’ - të cilët u ofruan si pengje "pranë të varfërve, të mënjanuarve dhe të përjashtuarve nga shoqëria".

Shën Pjetri Nolasko (1180-1245) lindi në Tuluzë të Francës rreth vitit 1180 e që në moshë të njomë u vendos, së bashku me familjen, në Barcelonë të Spanjës.  Lajmi i parë mbi praninë e tij në Barcelonë është ai i viti 1203, kur thellësisht i hidhëruar për fatin e të krishterëve të kthyer në skllevër nga maurët, asokohe zotër të një pjese të mirë të Spanjës, nisi të paraqitej si tregtar, për të hyrë më lirisht ndërmjet muhamedanëve. I veshur kështu, mundi të hyjë në Valencia, ku çliroi me para më se 300 skllevër. 

Si shpenzoi gjithë pasurinë, mblodhi rreth vetes të rinj të tjerë bujarë, me të cilët nisi të lypte lëmoshë për vijimin e çlirimit të skllevërve të krishterë, duke paguar një shumë në para ose në sende të tjera, në përkim me moshën, kushtet shoqërore, ekonomike e fizike të robërve.

I frymëzuar nga Virgjëra Mari, më 2 gusht 1218 themeloi Urdhrin e ri rregulltar, që do t’i kushtohej veprave të mëshirës e sidomos, çlirimit të skllevërve, edhe me flijimin e vetë jetës, duke zënë vendin e skllavit, kur nuk mund të paguhej për çlirimin e tij. Kështu rregulltarët, që nisën të njihen me emrin Mercedarët, mundën të çlirojnë më se 52 mijë skllevër. 

Urdhri, të cilit iu shtua edhe dega femërore e murgeshave mercedare, u miratua nga papa Gregori IX më 17 janar 1235. Kujtojmë se mercedarët ishin të pranishëm, si kapelanë, në shtegtimin e Kristofor Kolombit, kur u zbulua kontinenti i ri amerikan, ku themeluan kuvendin e tyre të parë në Santo Domingo.  Shën Pjetri Nolasko vdiq në vitin 1249.

06 maj 2025, 11:26