杏MAP导航

K?rko

Sh?n Agostini, kryeipeshk?v i Kanterb?rit Sh?n Agostini, kryeipeshk?v i Kanterb?rit

M? 27 maj kalendari kujton Sh?n Augustinin e Kanterb?rit

Sh?n Augustini, kryeipeshk?v i Kanterb?rit, apostull e primat i Anglis?, b?ri p?rpjekje p?r ta bashkuar Kish?n bretone me at? sanksone pa ia arritur q?llimit p?r arsye t? pezmatimit e inatit t? madh t? breton?ve kund?r pushtuesve sakson?. Merita e Augostinit qe ajo e kthimit t? gati t?r? mbret?ris? s? Kentit n? fen? e krishter?.

R.SH. / Vatikan

Me 27 maj kalendari kishtar përkujton Shën Augustinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit, apostull e mjeshtër për Anglinë në udhën e fesë së vërtetë. Ne kemi nevojë për mjeshtër e udhërrëfyes që na çojnë vazhdimisht në fenë e vërtetë, të cilët na kujtojnë rrugën e treguar nga Ungjilli. Dëshmitarë që veprojnë si barinj në udhën drejt një jete të plotë siç ishte Shën Augustini i Kanterbërit.

Abat Benediktin në manastirin e Shën Andreut në Celio, në Romë, së bashku me murgjër tjerë, Augustini në vitin 597 qe dërguar nga Papa Shën Gregori i Madh për të ungjillëzuar Anglinë, që kishte ra në idhujtari me pushtimit e Saksonëve në shekujt e pestë e gjashtë. Këtu qe pritur nga mbreti i Kent-ti Etelberti, që kishte martuar princeshën e krishterë Berta, bijë e mbretit të Parisit. Etelberti u kthye në fenë e krishterë, ndihmoi Augustinin duke i mundësuar të predikonte në liri të plotë Ungjillin dhe fenë e krishterë. Në Krishtlindjen e parë pas arritjes së tij në Angli, ma se dhjetëmijë Saksonë morën pagëzimin në fenë e krishterë.

Papa dërgoi misionarë tjerë dhe emëroi Augustinin kryeipeshkëv e primat të Anglisë, i cili bëri përpjekje për ta bashkuar Kishën bretone me atë sanksone, pa ia arritur qëllimit për arsye të pezmatimit e inatit të madh të bretonëve kundër pushtuesve saksonë. Merita e Agostinit qe ajo e kthimit të gati tërë mbretërisë së Kentit në fenë e krishterë.

Shën Augustini i Kanterbërit është organizues i vërtetë i Kishës së Anglisë e me të drejtë konsiderohet themeluesi i Hierarkisë kishtare angleze. Me pëlqim dhe inkurajim të Papës ai themeloi dy seli ipeshkëvnore metropolitane: atë të Kanterbërit dhe atë të Jorkut, me dymbëdhjetë dioqeze sufragrane.

27 maj 2025, 11:16