杏MAP导航

K?rko

Sh?n Atanasi, Ipeshk?v dhe Doktor i Kish?s Sh?n Atanasi, Ipeshk?v dhe Doktor i Kish?s

M? 2 maj kalendari kujton Sh?n Atanasin, ipeshk?v

N? nj? bot? q? u b? papritmas ariane, sipas fraz?s s? famshme t? Sh?n Jeronimit – ishte ende n? k?mb? nj? luft?tar i madh, ATANASI, i ngritur n? dinjitetin e ipeshkvit t? selis? s? famshme t? Aleksandris? kur ishte vet?m 33 vje?. Sh?n Atanasi shquhej p?r temperamentin e tij luftarak. Fal? k?tij guximi, mundi t’i p?rballonte akuzat e r?nda q? i b?nin ku nd?rshkatar?t, t? cil?t arrit?n deri atje, sa ta padisnin se kishte vrar? Arsenin ipeshk?v, i cili m? pas u gjet i gjall?, i vetizoluar.

R.SH. - Vatikan

Më 2 maj kalendari Kishtar kujton Shën Atanasin e Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës, protagonist i vërtetë i traditës së krishterë, e pagoi me persekutim mbrojtjen e pasionuar të misterit të Mishërimit të Jezu Krishtit Zot.

Shën Atanasi i Aleksandrisë, që jetoi në fillimet e shekullit IV, dishepull i Shën Antonit Abat, është një nga etërit më të rëndësishëm e më të nderuar të Kishës së lashtë e jo më pak, si model ortodoksie. Po, të njihemi më hollësisht me jetën e këtij Shenjti të madh. Shën Atanasi i Aleksandrisë lindi në Egjipt rreth vitit 300. Ishte ende meshtar i ri, kur mori pjesë në Koncilin I Ekumenik, të mbledhur nga Perandori Kostandini në vitin 325, për të siguruar unitetin e Kishës.

Etërit konciliarë, në kundërshtim me pohimet e arianëve, ripohuan me forcë se Krishti është Hyj i vërtetë e Njeri i vërtetë. Atanasi u bë teolog i pasionuar i mishërimit të Logos-it - ‘Fjalës së Hyjit’, që u bë njeri, simbol i vështirësive që goditën Kishën e kohëve të para dhe i guximit me të cilin një numër i madh dëshmitarësh mbrojti kauzën e Ungjillit.

Pikërisht për këtë arsye, Atanasi qe kundërshtari më i rëndësishëm e më i fortë i herezisë ariane, që asokohe kërcënonte fenë në Krishtin, duke e bërë në asgjë hyjninë e tij, sipas një prirjeje, që vijon në histori e që shfaqet, në mënyra të ndryshme, edhe në ditët tona.

Posa u bë ipeshkëv i Aleksandrisë, Atanasit iu kundërvu vetë Kostandini i cili, për shkaqe politike, dëshironte ta bënte fenë më të pranueshme për të gjithë nënshtetasit e perandorisë. Atanasi refuzoi me vendosmëri çdo kompromis përballë teorive ariane, të dënuara nga Koncili kishtar i Nikesë.  Me mospajtimin e tij të guximshëm e nganjëherë edhe tejet të ashpër, ndonëse shumë të nevojshëm, kundër atyre që nuk kishin dashur ta shikonin ipeshkëv, e posaçërisht atyre që i kundërviheshin Simbolit fesë miratuar në Koncilit Kishtar të Nikesë, tërhoqi armiqësinë e papajtueshme të arianëve dhe të filoarianëve.

Beteja kundër Arios, i cili gjeti mbështetje nga rrethana jashtëkishtare, i kushtoi një internim të gjatë Shën Atanasit, i cili në këtë periudhë u afrua me monakizmin, sidomos, me Shëna Ndoun Abat. Ky aspekt i dha famë të re ipeshkvit mërgimtar, që u bë mik i vetmitarit tjetër të madh aq, sa të shkruante biografinë e tij, ‘best seller’ i letërsisë së lashtë kristiane’. “Jeta e Shëna Ndout”, ky është titulli i veprës, luajti një rol të dorës së parë për përhapjen e monakizmit në Lindje e në Perëndim. Ndonëse eremitët, siç shkroi Atanasi, jetojnë të vetmuar e dëshirojnë të mbeten të fshehur.

Ideja kryesore e gjithë luftës teologjike të Shën Atanasit qe se Hyji është i arritshëm. Nuk është Zot i dorës së dytë, është Zot i vërtetë, e përmes bashkimit tonë me Krishtin, ne mund të bashkohemi realisht me Hyjin. Ai u bë me të vërtetë ‘Hyj me ne.

02 maj 2025, 10:46