杏MAP导航

K?rko

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Bised? telefonike midis Leonit XIV dhe Zelenskyt, presidenti: e ftova Pap?n n? Ukrain?

Udh?heq?si i Kievit njoftoi, p?rmes rrjetit social X, se pati bised?n e tij t? par? telefonike me Pap?n dhe e fal?nderoi p?r mb?shtetjen e tij ndaj vendit. Kreu i shtetit b?ri nj? ftes? p?r t? vizituar Ukrain?n: “Nj? vizit? e till? do t’u sillte shpres? t? v?rtet? t? gjith? besimtar?ve dhe t? gjith? popullit ton?. Ram? dakord t? organizojm? nj? takim ball? p?r ball?”

R.SH. / Vatikan

"Fola me Papën Leoni XIV. Ishte biseda jonë e parë, por ishte shumë e ngrohtë dhepërmbajtësore. E falënderova Shenjtërinë e Tij për mbështetjen e tij për Ukrainën dhe të gjithë popullin tonë". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetet sociale X se pati një bisedë telefonike me Papën e sapozgjedhur. Biseda u konfirmua nga drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Në një postim të gjatë në X, Zelensky shprehu vlerësim të thellë për fjalët e Papës, gjatë lutjes së djeshme të Mbretëreshës Qiellore, "mbi nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe lirimin e të burgosurve". Zelensky shtoi gjithashtu se foli me Papën “për mijëra fëmijë ukrainas të deportuar nga Rusia”. “Ukraina mbështetet në ndihmën e Vatikanit për t’i sjellë ata në shtëpi pranë familjeve të tyre. E informova Papën për marrëveshjen midis Ukrainës dhe partnerëve tanë, sipas së cilës, duke filluar nga sot, duhet të fillojë një armëpushim i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë”, shkroi presidenti Zelensky. "Gjithashtu ripohoi gatishmërinë e Ukrainës për negociata të mëtejshme në çdo format, përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta - një qëndrim që e kemi theksuar vazhdimisht".

Në përfundim të postimit, Zelensky shpjegon se e ftoi Papa Leonin XIV për një vizitë apostolike në Ukrainë: “Një vizitë e tillë do t’u sillte shpresë të vërtetë të gjithë besimtarëve dhe të gjithë popullit tonë. Ne ramë dakord të mbesim në kontakt dhe të organizonim një takim ballë për ballë në të ardhmen e afërt”.

12 maj 2025, 13:45